LAJMI I FUNDIT:

Gjatë janarit në spitalin e Pejës janë shtrirë 1.206 pacientë

Gjatë janarit në spitalin e Pejës janë shtrirë 1.206 pacientë

Gjatë muajit janar të këtij viti në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar ofrimi i shërbimeve të shumta për pacientët e Komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ndërsa që gjatë janarit Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka pasur asnjë ankesë për shërbimet e ofruara në kutinë e ankesave dhe as në telefonin publik që është falas në nivel vendi për paraqitjen e ankesave të pacientëve, ka njoftuar zyra për informim e këtij spitali.

“Numri i të shtrirëve në Spital për muajin janar ka qenë 1,206 pacientë të cilët kanë pasur 6,330 ditë mjekimi apo mesatarisht 5.2 ditë mjekimi për një pacientë.

Repartet me më së shumti të shtrirë gjatë këtij muaji kanë qenë Obstetrika me Neonatologjia me 171 të shtrirë, pastaj Kirurgjia me 153, Gjinekologjia me 103 të shtrirë etj.


Gjatë muajit janar 2018 janë kryer 245 operime ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 7.9 operime.

Gjatë muajit janar numri i lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 161 dhe prej tyre me prerje cezariane 59. Nga numri i të sapolindurve, 84 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 77 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin për media.

Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë dhe vizitave specialistike gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë të mëdha që ka kryer stafi i Spitalit të Pejës. Vizita dhe ekzaminime spacialistike janë bërë 17,376 shërbime ndërsa 3,329 vizita konsulative.

Analiza laboratorike janë bërë në numrin prej 43,483 të tilla kuptohet një pacientë ka bërë më shumë se sa një analizë, EHO ekzaminime janë bërë 2,298, EKG 25,531, shërbime radiologjike 2,098, shërbime të infermierisë 23,723, dhënie të injeksione dhe lidhje plagësh janë bërë në 4,689 raste, gastrioskopi dhe shërbime tjera të ngjashme 93, CT kabineti ka kryer 497 shërbime si spirometri, ergometri dhe kolonoskopi, ndërsa Hemodializa ka pasur 1,259 shërbime gjatë muajit janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori