‘Figeac-Aero’ ka një problem që thotë shumë për ekonominë franceze. Furnizuesi i ‘Airbus’ nuk mund të gjejë mjaftueshëm njerëz të kualifikuar për të punësuar në fabrikat e tyre.
Edhe me një në dhjetë punëtorë jashtë tregut të punës, kompanitë përmendin vështirësi në punësim, si një nga problemet e tyre më të mëdha, për të pasur një rimëkëmbje të shumëpritur ekonomike, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.
Përgatitja është veçanërisht akute për Patrice Parisot, i cili drejton një fabrikë ‘Figeac-Aero’ në Auxerre. Pavarësisht nga reklamat që kanë, organizimi i ngjarjeve të takimeve të punës dhe ofrimi i trajnimeve, pak aplikantë kërkojnë dhe më pak kthehen. Kjo bërë që dërgesat të vonohen dhe kompania ka shitur 75 milionë euro të porosive, të cilat asnjë nga shtatë sitet franceze nuk mund të marrë.
Rreth 3.5 milionë nga 29 milionë forcë punuese të Francës janë të papunë. Vitin e kaluar, 200 mijë deri në 330 mijë oferta për punë mbeten bosh, të paplotësuara, sipas agjencisë kombëtare të punës ‘Pole Emploi’. Tre të katërtat e saj ishin për shkak të mungesës së kandidatëve të kualifikuar.
Qeveria e Macronit po përpiqet ta zgjidhë këtë problem. Ai ka premtuar të investojë 15 miliardë euro në arsimin dhe formimin profesional dhe të premten pritet të përcaktojë një plan për të ripërtërirë sistemin arsimor.
Por tani për tani, mungesa e fuqisë punëtore entuziaste po kufizon potencialin e ekonomisë. Zgjerimi në 2017 ishte më i miri në gjashtë vjet, por më poshtë mesatares së eurozonës. Është parashikuar të vazhdojë të mbetet e tillë edhe në vitet e ardhshme.
Guvernatori i Bankës së Francës, Francois Villeroy de Galhau, e krahason ekonominë me një motor të makinave që thjesht nuk është mjaft i fuqishëm, duke shpjeguar se pa marrë parasysh se sa shumë autoritetet e shtypin përshpejtuesin, nuk do të shkojë më shpejt. Adresimi i çështjes duhet të jetë përparësia kryesore e qeverisë, tha ai.
“Ekonomia franceze duhet dhe mund të bëjë më shumë. Ne nuk mund të mbesim një vend me tre milionë të papunë ku në të njëjtën kohë shumë kompani kanë vështirësi në rekrutimin. Është një paradoks i vërtetë”, tha Villeroy javën e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite