Sa më shumë mësojmë për kafshët, aq më shumë kuptojmë që janë plot befasi.
Tani e dimë që kafshët janë shumë më të ngjashme me ne se sa kemi menduar dhe që ekzistojnë gjëra të caktuara, të cilat do të kishim mundur edhe t’i mësonim, transmeton Telegrafi.
Ndarja dhe bashkëpunimi
Edhe elefantët, edhe shimpanzetë bashkëpunojnë për të gjetur ushqimin – madje edhe i presin të tjerët kur nuk arrijnë me kohë deri te burimi i ushqimit. Gjithashtu, një hulumtues ka përshkruar se si një majmun bonobo ka qëlluar femrën, ndërkaq pastaj pesë femra të tjera për sjelljen e tillë i janë vërsulur atij.
Shumë meshkuj marrin rolin atëror
Edhe pse disa kafshë i braktisin të vegjlit, meshkujt e disa llojeve janë prindër jashtëzakonisht të kujdesshëm. Meshkujt e kalit të detit madje mund edhe të ngelen shtatzënë! Pasi që femra të shtrojë vezët, mashkulli i pllenon dhe pastaj i sjell në jetë të vegjlit.
Shprehja e pikëllimit
Llava të tëra ujqërish ulërijnë bashkërisht në shenjë pikëllimi për të vdekurit, ndërkaq elefantët u shfaqin respektin të vdekurve, duke i prekur me feçka kokat dhe dhëmbët e tyre.
Përdorimi i veglave
Nëse dini të përdorni çekiçin, nuk jeni të vetmit. Orangutangët kanë shkathtësi të shkëlqyeshme në ndërtimin e veglave, të cilat u janë të nevojshme për të bërë diçka, ndërkaq delfinët e egër australianë ndonjëherë përdorin sfungjerët për të nxjerrë peshqit të cilët fshihen në rërë.
Të mençurit
Sipas bihevioralistëve, derrat janë kafshë më të mençura se trevjeçarët dhe kënaqen me muzikën, lojën me topa, me masazhe, madje edhe me luajtjen me video-lojëra. Macet kanë kujtesë të shkëlqyeshme dhe i mbajnë në mend gjërat të cilat i kanë mësuar apo i kanë përjetuar shumë vite më parë.
Kafshët e shoqërueshme
Kur nuk janë të mbyllura në kotece të fabrikuara, pulat formojnë shoqërinë e hierarkisë së përbashkët, në të cilën secila e di vendin e vet në shkallën shoqërore dhe mban në mend fytyrat dhe rangun e të më shumë se njëqind pulave.
Kafshët si shembuj
Shkencëtarët po përpiqen që të rikopjojnë molekulën nga djersa e kuajve të Nilit, e cila bllokon rrezet e diellit dhe zmbraps insektet, ndërkaq bikinet sportive të punuara sipas shembullit të lëkurës së peshkaqenit kanë sjellë aq shumë rezultate të mira sa që janë të ndaluara për gara sportive!
Kafshët me superforcë
Lopët kanë shikim panoramik – shohin gjërat në gjerësinë prej 300 shkallësh, ndërsa njerëzit shohin vetëm në 140 shkallë. Veç kësaj, mund të dëgjojnë zërat me forcë më të vogël dhe me më shumë frekuenca sesa ne. Merimangat kanë më shumë se tri mijë sensorë të ndryshëm të cilët u mundësojnë të ndiejnë vibracionin edhe më të vogël, mirëpo veç kësaj munden edhe të filtrojnë vibracionet të cilat nuk i bën gjahu i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe