Këshilli Drejtues i SBAShK-ut gjatë një takimi të jashtëzakonshëm ka paraqitur veprimet sindikale që përfshijnë grevë një orëshe më 14 shkurt dhe greve dy orëshe më 20 shkurt.
E gjithë kjo, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes SBAShK-ut dhe koalicionit qeveritar më 5 qershor 2017, përkatësisht të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj tha se anëtarët e Këshillit Drejtues në mënyrë unanime kanë votuar pro veprimeve sindikale të paraqitura nga SBASHK-u.
“Veprime të përshkallëzuara sindikale më 14 shkurt të mërkurën fillojmë me grevë një orëshe në orën e parë të mësimit të paradites dhe pas ditës duke kërkuar që nxënësit të vijnë në shkollë duke filluar nga ora e dytë, nëse Qeveria nuk reflekton dhe ligji nuk shkon në qeveri të thuhet se ligji në qeveri dhe po shkon në parlament iu propozoj që më datën 20 shkurt, e martë të shkojnë në përshkallëzimin e dytë, në dy orët e para me grevë, meqenëse SBASHK-u ndodhet para një momenti të veçantë, kemi menduar që me veprime tjera sindikale ta përcjellin çështjen në kongresin dhe pas debateve të merremi vesh çka tutje dhe do të nxirret një rezolutë”, tha ai.
Sipas Jasharit, këtë ligj po e pengon Ministria e Financave për shkak se SBASHK-ut iu është thënë se për zbatimin e këtij ligji duhen gjetur vija buxhetore.
Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevën e paralajmëruar me 14 dhe 20 shkurt, erdhi pasi kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Kryeministri, Ramush Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve e të arsimit në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave si dhe ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato.
Për këtë ata edhe nënshkruan marrëveshjen me SBaSHK-un. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025