LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova krenare me të kaluarën dhe e përkushtuar për integrim në BE

Veseli: Kosova krenare me të kaluarën dhe e përkushtuar për integrim në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, në shënimin e festës për 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq dhe shumë personalitete tjera të shtetit kroat dhe kori diplomatik i akredituar në Kroaci.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se Kosova është shtet krenar me të kaluarën dhe i përkushtuar në rrugëtimin për të ardhmen drejt BE-së dhe kultivimit të miqësisë me SHBA-në, përcjell Telegrafi.

Veseli, siç njofton komunikata, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë personalitete të njohura kroate, por edhe të gjitha vendet e botës që ndihmuan në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Kanë ndihmuar një mik të mirë dhe partner të sigurt. Kosova do të jetë gjithherë përkrah tyre, në proceset demokratike, në ruajtjen e paqes dhe stabilitet, në kultivimin e fqinjësisë të mirë”, theksoi ai.

Duke iu drejtuar bashkatdhetarëve në Kroaci, Veseli tha se ata duhet të jenë krenarë për kombin dhe shtetin të cilit i takojnë, por njëkohësisht të punojnë edhe më denjësisht për të ardhmen.

“Jemi krenarë me ju për atë çfarë bëni në Kroaci, por njëkohësisht ju bëj thirrje të mos e harroni vendin dhe shtëpinë tuaj, e ajo është Republika e Kosovës”, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori