LAJMI I FUNDIT:

Gol i pabesueshëm prej një distance të largët nga Martin Rodriguez për Cruz Azulin në Kupën e Meksikës

Gol i pabesueshëm prej një distance të largët nga Martin Rodriguez për Cruz Azulin në Kupën e Meksikës

Martin Rodriguez arriti të shënonte një nga golat më të bukur të këtij sezoni prej një distance shumë të largët në ndeshjen e klubit të tij, Cruz Azul ndaj Pueblas të mërkurën mbrëma.

Ai që ndoshta ishte një krosim, por që mohohet të ketë qenë i tillë nga vet lojtari, përfundoi në rrjetën e portierit në mënyrë spektakolare duke e lënë pa opsion.


Vizitorët e Cruz Azul arritën që të triumfojnë me rezultat 2-0 në Kupën e Meksikës dhe epërsia erdhi pas 55 minutash lojë falë kësaj goditje tronditëse.

Prej më se 30 metrave në një kënd të vështirë në krahun e majtë, reprezentuesi i kilit, Marin Rodriguez arriti që ta qëllojë golin pak edhe me ndihmën e shtyllës.

E jashtëzakonshme. Egar Mendez shtoi një gol tjetër tre minuta pas këtij goliu duke siguruar një fitore komode për mysafirët.

Gola të tillë janë të rallë në botën e futbollit.

Dhe, nëse merret parasysh se lojtari vërtet e tentoi golin nga ajo pozitë dhe jo krosimin, atëherë ky gol bëhet edhe më fantastik nga sa është në të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori