Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media ku shpalosi rezultatet nga hulumtimi i pestë i opinionit publik lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, “Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, këndvështrimi i qytetarëve”.
Jeta Krasniqi nga KDI ka prezantuar të gjeturat e këtij hulumtimi sipas të cilit rreth 49% e qytetarëve mendojnë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të vazhdojë pa përfshirjen direkte të SHBA-ve në këtë proces.
“Janë 45% e të anketuarve nga komuniteti serb që ndajnë qëndrimin se dialogu duhet të vazhdojë edhe pa përfshirje të SHBA-ve në këtë proces, kundrejt vetëm 29% të qytetarëve nga komuniteti shqiptar dhe 24% nga komunitetet e tjera të cilët mendojnë të njëjtën gjë”, tha ajo.
Krasniqi ka theksuar se bazuar në këtë sondazh, mbi gjysma apo 51% e qytetarëve të anketuar nuk presin që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet gjatë vitit 2018. Qëndrim të ngjashëm ka thënë se ndajnë të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Njëkohësisht ka bërë të ditur se rreth gjysma e qytetarëve të anketuar (48%) janë përgjigjur se nuk presin njohje nga Serbia në përfundim të procesit të dialogut. “Vetëm 1% e qytetarëve të komunitetit serb presin që Serbia do të njoh shtetin e Kosovës në përfundim të këtij procesi, krahasuar me 34% të qytetarëve të komunitetit shqiptar dhe 23% e qytetarëve të komuniteteve të tjera”, plotësoi ajo.
Ndërkaq, Egzon Osmanaj nga KDI, ka theksuar se një përqindje shumë e lartë e qytetarëve, përkatësisht 67% e tyre, mendojnë se marrëveshjet e reja me Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend para nënshkrimit të tyre në Bruksel.
“Ndërsa janë 71% e komunitetit shqiptar dhe 56% e komuniteteve të tjera që ndajnë këtë qëndrim, vetëm 20% e komunitetit serb vlerësojnë që Kuvendi duhet të luaj këtë rol”, ka njoftuar ai.
Po ashtu ka bërë të ditur se janë 50% e qytetarëve që mendojnë se dialogu i Brukselit nuk ka arritur të përmirësoj marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Këtë qëndrim ka thënë se e ndajnë pjesa më e madhe e qytetarëve nga komuniteti shqiptar dhe komunitetet e tjera. Qytetarët e komunitetit serb përkatësisht 47% e tyre nuk e dinë se çfarë pasojash ka pasur dialogu në marrëdhëniet në mes dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit