Ushtruesi i detyrës, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Kadri Kadriu me bashkëpunëtorë pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të frytshëm në sektorin e energjisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, progresit në krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike si dhe procesit të themelimit të Bursës Shqiptare të Energjisë (APEX) ku Kosova përmes KOSTT do të jetë aksionare.
Në kuadër të takimit, në veçanti u diskutua rreth sfidave në drejtim të fillimit të implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E me të cilën është e ndërlidhur edhe vënia në operim e linjës së re interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri projekt kapital i cili u bashkëfinancua me Qeverinë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Ambasadori Minxhozi si dhe Kadriu shprehën shqetësimin e tyre për bllokimin e vënies në funksion të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri tashmë një vit e gjysmë nga inaugurimi i projektit, si dhe u pajtuan që është e nevojshme zgjidhja e këtij ngërçi i cili do të mundësone valorizimin e këtij projekti kapital me interes si për sigurinë e furnizimit me energji elektrike ashtu dhe për sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve elektroenergjetike të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit