LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet nga djegia e një banese në Prishtinë (Foto)

Policia jep detajet nga djegia e një banese në Prishtinë (Foto)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “Afrim Vitia” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe  ekipet mjekësore.


Digjet një banesë në Prishtinë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Digjet një banesë në Prishtinë (Foto/Video)

“Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale edhe pse në momentin kur ka shpërthyer zjarri, brenda banesës ishin katër persona.  Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/