250 mijë euro dëmshpërblim kërkojnë nga Atifete Jahjaga dy kunetërit e Shyhrete Berishës, Arben dhe Xhelal Berisha, të cilët e kanë paditur sot për shpifje ish-presidenten e Kosovës.
Arben Berisha dhe Xhelal Berisha nga Suhareka kanë ngritur padi pranë Departamentit Civil të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër Atifete Jahjagës, lidhur me deklaratën e saj, për rastin e Shyhrete Berishës – të vejës së vëllait të tyre.
Shyhrete Berisha ishte bërë temë mediale pasi për 17 vjet u end gjykatave duke kërkuar të drejtën e saj pronësore. Kunetërit e saj, refuzonin t’ia jepnin gjysmën e shtëpisë, ku Berisha kishte jetuar me bashkëshortin dhe fëmijët deri në vitin 1999 kur edhe humbi krejt familjen nga ushtria serbe.
Tash që Arben Berisha dhe Xhelal Berisha janë detyruar nga Gjykata t’ia japin gjysmën e shtëpisë Shyhrete Berishës, vëllëzërit i kanë hyrë edhe një beteje gjyqësore, kundër Jahjagës, e cila kishte lobuar pro Shyhrete Berishës dhe të drejtës së saj.
Insajderi ka siguruar padinë e ngritur nga vëllezërit Berisha kundrejt Jahjagës. Arben dhe Xhelal Berisha kërkojnë 250 mijë euro dëmshpërblim nga Jahjaga, për një deklaratë të sajën ndaj familjes së tyre, të cilën ata e konsiderojnë “fyese dhe shpifëse”.
“Padi për kompensim të dëmit material dhe jomaterial për shpifje e fyerje me propozim për masën mbrojtëse nga shpifja (neni 4 të Ligjit Nr. 02/L-65, kundër shpifjes dhe fyerjes)”, thuhet në padinë e ngritur nga vëllezërit Berisha.
Padia e ngritur kundër ish-presidentes Atifete Jahjaga
Jahjaga ishte deklaruar për rastin e Shyhrete Berishës në mars të vitit 2017. Shkak për ngritje të padisë ndaj saj, është bërë deklarimi i Jahjagës se Shyhrete Berisha “është tërhequr zvarrë nga shtëpia e saj”.
“Si mundemi, ne, respektuesit e kuotës së tridhjetë përqindëshit, promovuesit dhe avokuesit për të drejtat e gruas, të lejojmë që një grua të hiqet zvarrë nga shtëpia e saj ku me vite ka grumbulluar kujtimet e më të dashurve të saj që lufta – lufta për lirinë tonë – ja mori padrejtësisht?”, kishte pyetur Jahjaga.
Në deklaratën e saj, Jahjaga i kishte dalë në krah gruas që kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, e pas vitit 2000 kishte hapur një kontest gjyqësor për të rikthyer shtëpinë të cilën ia kishin marrë kunetërit e saj: Arbeni dhe Xhelali.
Jahjaga e kishte mbështetur fort gruan e cila përveç dhimbjes së humbjes së gjithë familjes, i mohohej edhe e drejta e shtëpisë.
Në shumë fjalime të saja e kishte quajtur “rastin e Shyhrete Berishës turp të institucioneve të drejtësisë”, dhe kur pas më shumë se 17 vitesh Shyhrete Berisha fitoi të drejtën mbi pronësinë, Jahjaga kishte shkruar se ky vendim e ka gëzuar.
“Shyhreten fatkeqësisht drejtësia dhe shoqëria kosovare e la të dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë, duke e përballur me konteste gjyqësore, sikur asaj të mos i mjaftonte dhimbja me të cilën kishte jetuar gjithë këto vite pasi kishte humbur të gjithë familjen në masakrën e familjes Berisha nga Suhareka gjatë luftës në Kosovë”, kishte shkruar Jahjaga, në qershor të vitit të kaluar.
Ndërkaq, avokatja e vëllezërve Berisha, Vahide Braha ka thënë sot se seanca fillestare për këtë rast do të mbahet gjatë këtij muaji.
“Seanca fillestare do të mbahet me 14 shkurt në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, deklaroi Braha.
Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me Selim Selimin, avokatin e Atifete Jahjagës, dhe është në pritje të një përgjigje nga ai. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ilmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe