LAJMI I FUNDIT:

Deputetët Deliu e Zemaj në “Lutjet e Mëngjesit”, zhvillojnë takime në Washington (Foto)

Deputetët Deliu e Zemaj në “Lutjet e Mëngjesit”, zhvillojnë takime në Washington (Foto)

Kanë filluar takimet e delegacioneve nga mbarë bota të cilët po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Washington.

Kuvendin e Republikës së Kosovës në këtë eveniment po e përfaqësojnë deputetët Blerta Deliu-Kodra dhe Armend Zemaj.


Gjatë ditës së sotme deputetët, bashkë me ministrin e inovacionit Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin u diskutua lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me senatin, njofton Telegrafi.

Deputetët zhvilluan një  takim të veçantë me Admiralin Patrick Walsh, komandant i Flotës për Pacifikun.

Takimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ku do të organizohet edhe ceremonia kryesore e Lutjeve të Mëngjesit.

Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, në fillim të shkurtit,  në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.

Kjo traditë e lutjeve nacionale ka nisur që nga koha e presidentit Dwight Eisenhower, më 1952. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhoëer në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.

Kështu, ideja fillestare për lutje të përbashkëta të pozitës dhe opozitës për paqe dhe sukses në SHBA, u shtri në organizmin ndërkombëtar të lutjeve të përbashkëta ndërmjet liderëve amerikanë dhe atyre nga vende të shumta nga mbarë bota.

Lutja nacionale e mëngjesit është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe tubon rreth 3.500 mysafirë. Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së si dhe njëri nga mysafirët, por që identiteti i tij nuk bëhet publik në këtë fazë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori