Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si: Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, po e pengojnë seriozisht Kosovën në proceset integruese, thonë analistë të integrimeve në Kosovë.
Kjo, thonë ata, është reflektuar edhe në Strategjinë më të re për Perspektivën e Besueshme të Ballkanit Perëndimor, të Komisionit Evropian.
Në versionin përfundimtar të kësaj strategjie, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet se Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor, që do të marrin afat të qartë kalendarik për pranim të mundshëm në BE në vitin 2025, ndërsa datat e integrimit evropian të vendeve të tjera të rajonit nuk do të përmenden.
Afrim Hoti, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë thotë se ky raport është refleksion i realitetit për Kosovën dhe rrugën e saj të integrimit në BE.
Sipas tij, deri më tani edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian, janë shërbyer me terma të përgjithshëm për perspektivën evropiane të Kosovës, por, sipas tij, sa më afër aderimit në BE, rruga për Kosovën drejt integrimit në këtë mekanizëm duhet të sqarohet.
“Kjo po vë në pah kontestimin juridik dhe politik ndërkombëtar të statusit të Kosovës dhe kundërshtimit që disa vende, në veçanti Spanja, që ka kundrejt vendit tonë. Mendoj që kjo duhet të reflektohet në atë që po trumbetohet tash e sa kohë për marrëveshje të obligueshme juridike më Serbinë, mbi bazën e së cilës do të mund të kishim anëtarësim edhe të Serbisë edhe të Kosovë”.
“Në të kundërtën, situata do të mbetet konfuze sepse historiku i integrimit në BE nuk njeh ndonjë rast që negociatat janë hapur me etnitete të tjera, përveç shteteve të pavarura dhe sovrane, të cilat janë njohur nga të gjitha shtete e BE-së, pasi që këto negociata dhe marrëveshje duhet të miratohen nga secili Parlament i shteteve anëtare të BE-së”, thotë profesor Hoti.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nga përfaqësues të Bashkimit Evropian vazhdimisht ishte theksuar se është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE.
Perspektiva evropiane e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor ishte premtuar që nga viti 2003, kur u pat mbajtur Samiti i Selanikut, ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nisur nga kjo, analistja e çështjeve të integrimeve evropiane Jehon Lushaku-Sadriu thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka një varg procesesh integruese që ka filluar tanimë.
“Kosova mund të mos ketë qartësi në perspektivën ndaj BE-së, por, që ka një sërë procesesh që kanë filluar tanimë. Është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, janë një sërë kriteresh që duhet të plotësohen nga Kosova. Në anën tjetër e kemi procesin e liberalizimit të vizave. Ka edhe aty kritere që nuk janë plotësuar, kështu që Kosova përafërsisht për periudhën pesë vjeçare sa është paraparë kjo strategji, vetëm i ka të qarta se çfarë kritere duhet të plotësojë dhe çka do të duhej të bëjë kundrejt BE-së”, thotë Lushaku–Sadriu.
Ndërkohë sipas saj, mospërfshirja e Kosovës në këtë strategji është një sinjal nga BE-ja se do ta trajtojë në mënyrë shumë të çuditshme Kosovën si shtet dhe ky, siç thotë ajo, është problemi esencial.
“Mosnjohja e pesë shteteve anëtare janë fakte negative që po shpërfaqen në këtë strategji. Derisa pozitive mund të jetë nëse Bashkimi Evropian ka arritur me këtë strategji ta kushtëzojë Serbinë decidivisht që të mos anëtarësohet pa njohjen e Kosovës si shtet, kjo mund të jetë arritje, pasi që në mënyrë indirekte i bënë një dobi Kosovës dhe në të ardhmen. Me njohjen nga Serbia të Kosovës si shtet, do të ketë lëvizje edhe për këto pesë shtete të BE-së dhe situata do të mund të ndryshonte pozitivisht”, thotë Lushaku-Sadriu.
Krahas ngecjes para në proceset integruese, Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Institucionet e Kosovës, nuk kanë arritur që të zbatojnë një nga kriteret kryesore të BE-së për liberalizimin e vizave, që ndërlidhet me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar që në gusht të vitit 2015.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025