LAJMI I FUNDIT:

Situata politike në SHBA, ekspertët: Trump po rikthehet fuqishëm

Situata politike në SHBA, ekspertët: Trump po rikthehet fuqishëm

Demokratët amerikanë nuk duhet të flenë mbi dafina, bazuar në trazirën e kësaj jave për administratën, pasi ulja e bursave dhe kaosi që pasoi publikimin e memos famëkeqe nuk janë tregues të saktë të situatës.

Ekspertët sugjerojnë se, rivalët e presidentit nuk duhet të fërkojnë duart ende, duke menduar se Trump dhe republikanët janë në telashe, përkundrazi duhet të bëhen gati për betejë, pasi nuk mungojnë shenjat se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nisur një rikthim të vrullshëm politik.

Sipas një sondazhi të Universitetit “Monmouth”, mbështetja popullore për Trumpin ka arritur 42%, 10 pikë me shumë sesa në dhjetor, megjithëse vet presidenti thotë se “është 49% por mediet nuk e raportojnë”.


Analistët këmbëngulin se 42 apo 49, pak rëndësi ka, pasi mbështetja është rritur. Një tjetër sondazh, këtë herë nga “Gallup”, tregon se amerikanët ndihen mjaft mirë tani, në krahasim me vitin 2017. Plot 72% e të anketuarve janë të kënaqur me forcën ushtarake të kombit, 12 pikë më shumë sesa vjet. Besimi është rritur edhe për sigurinë e vendit nga sulmet terroriste, nga 50 në 63%. Ndërsa besimi i konsumatorëve është më i larti në 17 vitet e fundit, mbase treguesi më i rëndësishëm.

Pa llogaritur këtu faktin se, që nga ky muaj, pagat e amerikanëve do të rriten pak për shkak të hyrjes në fuqi të taksave të reja të miratuara në dhjetor. Reduktimi i taksave nuk u pëlqye aspak kur u miratua, por duket se rreziku që Trump mori përsipër po jep frytet e tij, e sondazhet tregojnë se mbështetja për taksat po rritet.

Situata vazhdon të ndryshojë me shpejtësi dhe demokratët, sipas ekspërtevë, nuk duhet t’i harrojnë këto fitore të administratës dhe mbi të gjitha nuk duhet të nënvlerësojnë Donald Trumpin. Duke konsideruar gabimin trashanik në parashikimin e fituesit të zgjedhjeve të 2016, këto shenja rimëkëmbjeje duhen marrë seriozisht. /topchannel/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori