LAJMI I FUNDIT:

Java e Demarkacionit

Java e Demarkacionit

Këtë javë pritet që përfundimisht të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi: nëse do të votohet (e të rinegociohet më pas), të rrëzohet në Kuvend apo të vazhdojë të mbetet pezull.

Fati i kësaj marrëveshjeje (e nënshkruar para më shumë se dy vjetësh) pritet të përcaktohet së shpejti.

Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e radhës sot, me ç’rast do ta shqyrtojë edhe këtë marrëveshje.


Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme pritet të vijë për vizitë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shkruan tutje “Zëri”.

Por, meqë dy kryeministrat qëndrimet e kundërta të tyre karshi kësaj marrëveshjeje i ripërsëritën edhe para dy ditësh, gjasat që të gjendet një zgjidhje e përbashkët po shkojnë duke u venitur. Përfaqësuesit e AAK-së kanë deklaruar sërish se ky subjekt nuk do ta mbështesë versionin aktual të Demarkacionit.

E pos dallimeve mes palës kosovare e asaj të Malit të Zi, kundërshti në qëndrime ka edhe brenda vetë Qeverisë.

Përderisa kryeministri Haradinaj po vazhdon të shprehet kundër variantit të tanishëm të Marrëveshjes, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tashmë ka nisur së angazhuari për një zgjidhje të re, e cila sipas analistëve politikë ka pasur mundësi të dalë frytdhënëse. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori