Prokuroria rindërton të plotë skenën e vrasjes së Devi Kasmit. Në dosje thuhet se ish-speciali grek Ethimiu Efthimius, rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 29 janarit, shfaqet duke hyrë në rrugicën “Petro Cani”, pranë Pediatrisë.
Pak minuta përpara tij, në këtë rrugicë kishte hyrë me motor Mario Meshini, mik me viktimën.
Efthimiu dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 42-vjeçarin Kasmi, poshtë shtëpisë që viktima përdorte si bazën për aktivitetin e paligjshëm, për të cilën nuk kishin dijeni familjarët, por vetëm një rreth i ngushtë personash të besuar.
Pas krimit – thuhet në dosje – ish-speciali grek, ka zgjedhur të largohet nga një rrugicë tjetër, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku e priste një furgon i bardhë me targa AA 231 JH.
Në momentin kur ai ngjitet në furgon – thotë prokuroria – një kamera sigurie ka fiksuar fytyrën e të dyshuarit, pasi ishte i pamaskuar.
Nga hetimet rezulton se furgonin e drejtonte i dyshuari tjetër Elton Halipaj.
Para hetuesve, Halipaj ka pranuar që ka marrë me furgon shtetasin grek, afër spitalit Pediatrik, por nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në vrasje.
Sa i përket furgonit të përdorur në ngjarje, prokuroria ka mundur të zbulojë se është blerë nga grupi kriminal që drejtohej nga Aurel Hoxhallari, tashmë në kërkim, me datë 17 janar, 12 ditë përpara krimit.
Sipas aktit noterial rezulton se mjeti i është blerë një shtetasi nga Fushë-Kruja nga i dyshuari Halipaj. Ky i fundit ka pranuar për hetuesit se ka firmosur te noteri për blerjen e furgonit, por shumën prej 4200 eurosh, ai thotë se e ka paguar Malvin Dinellari.
Lidhur me motivin e krimit, prokuroria ka dyshime të forta se Devi Kasmi u ekzekutua për shkak të përplasjeve me grupet rivale të trafikut të drogës, transmeton Sot News.
Duke u ndalur te shtetasi grek, organi i akuzës thotë se ai ka rolin e ekzekutorit dhe është paguar për të vrarë 42-vjecarin Kasmi.
Ish-speciali grek ka dyshime të ketë hyrë në Shqipëri edhe disa herë të tjera, por informacionet po verifikohen, pasi në asnjë rast Efthimius nuk ka kaluar në sistemin TIMS.
Herën e fundit ai ka hyrë po ilegalisht në vendin tonë, dy muaj më parë dhe ishte vendosur me qira në një banesë në Unazën e Re.
Ish-speciali grek dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Kasmit, pritet të dalin të hënën përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Me herët, gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Mario Meshinin, i dyshuar në rolin e bashkëpunëtorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime