LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon gjykimi i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov për lëndën “Arka”

Nesër fillon gjykimi i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov për lëndën “Arka”

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov nesër do të ulet në bankën e të akuzuarve për lëndën “Arka” të Prokurorisë Speciale Publike. Mijallkov është akuzuar për keqpërdorim të mjeteve financiare shtetërore për blerje të softuerit të huaj për nevojat e Drejtorisë së Pestë.

Në akuzë, bashkë me të, janë të përfshirë edhe ish drejtori Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq. Këtë rast do ta gjykojë gjykatësja Xhaneta Begtoviq.

Sipas akuzës së PSP-së, Mijallkov, Jakimovski dhe Grujevski në vitin 2010 në Londër kanë dakorduar blerjen e pajisjeve për ndjekje të komunikimeve dhe trajnim për përdorimin e atyre pajisjeve për nevojat e Drejtorisë së Pestë. Por, në vend se furnizimi të shkojë drejtpërdrejtë nëpërmjet Ministrisë, të akuzuarit kanë përfshirë komani private “Finzi”, në rolin e përfaqësuesit të MPB-së./Telegrafi/