LAJMI I FUNDIT:

Derri i egër terrorizon fshatin kinez, mbyt një person dhe lëndon një tjetër – për ta neutralizuar policia përdori snajper (Video, +18)

Derri i egër terrorizon fshatin kinez, mbyt një person dhe lëndon një tjetër – për ta neutralizuar policia përdori snajper (Video, +18)

Një derr i egër është qëlluar për vdekje nga snajperistët e policisë në pjesën veriperëndimore të Kinës, pasi sulmoi një burrë dhe vajzën e tij në një fshat.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur derri i egër sulmon burrin e moshuar të cilin e rrëzon në tokë, derisa familjarët e tij mundohen ta shpëtojnë duke shpërqendruar derrin me lopata dhe mjete tjera të forta, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e vazhdueshme, 66-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, kurse siç raporton Beijing Youth Daily, burri i moshuar i identifikuar si Zhang, ishte ndjekur nga derri i egër që peshonte 100 kilogramë derisa po merrte thëngjill për shtëpi.

Zhang jetonte në fshatin Peiba në provincën Shaanxi së bashku me gruan, djalin dhe vajzën. Ndërsa pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, kanë kapur momentin kur sulmohet dhe nga një goditje e vetme përplaset me kokë për tokë.

Dhe duke tentuar ta shpëtojnë, bija e tij dhe katër bashkëfshatarë mundoheshin ta shpërqendrojnë derrin, por edhe ajo e pësoi keq kur u godit derisa po tentonte të bënte një telefonatë.

Sipas policisë kineze, ata kishin dërguar disa patrulla dhe snajperistë për ta vrarë derrin e egër. Por për ta neutralizuar, ata përdorën armën e tipit QBZ-95 dhe pushkë të ndryshme automatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori