Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Anton Berisha dhe një delegacion me përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe të MPJ-së kanë marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë rajonal, të organizuar nga SEESAC dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. Në këtë takim u miratua një deklaratë e përbashkët për të ritheksuar angazhimet dhe përpjekjet e të gjitha shteteve të rajonit në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.
Ky takim po mbahet në Podgoricë, ku po marrin pjesë zëvendësministra të brendshëm dhe të jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, delegacioni nga Kosova pati një takim me delegacionin nga Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë, si donatorët kryesorë në projektet e ndryshme me qëllim të kontrollit e armëve të vogla dhe të lehta.
Në këtë takim u diskutuan të arriturat e Kosovës dhe sfidat në këtë fushë. Po ashtu u diskutuan hapat e ardhshëm në drejtim të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe projektet konkrete që do të ndikojnë në reduktimin e numrit të armëve të paligjshme, që gjenden ende në duar të popullatës.
Në këtë takim u kërkua mbështetje në implementimin e ligjit për legalizim dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe u kërkua përkrahje në ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në këtë takim rajonal do të dakordohen për hapat e përbashkët dhe për rrugën që duhet ndjekur nga secili shtet në veçanti, në drejtim të parandalimit, luftimit, shitjes dhe trafikut të paligjshëm të armëve.
Po ashtu është përgatitur një draft dokument për rrugën, hapat dhe objektivat që duhet përmbushur për Samitin e Londrës, që do të mbahet këtë vit, në përputhje të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në fund është miratuar një deklaratë e përbashkët për të ritheksuar angazhimet dhe përpjekjet e të gjitha shteteve të rajonit në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, në të cilën u vlerësuan të arriturat dhe përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim dhe u zotuan për angazhime shtesë dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite