LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj, sot me premierë në skenën e Operës Kombëtare të Parisit

Ramë Lahaj, sot me premierë në skenën e Operës Kombëtare të Parisit

Tenori shqiptar Ramë Lahaj, do të ketë sot premierë në Parisë.

Fjala është për operën “La Traviata” të Giuseppe Verdit, që do të jepet në Operën Kombëtare të Parisit.


Lajmi bëhet i ditur nga vet Lahaj, i cili ka rolin kryesor të Alfredo Germontit. Ndërsa, Violetën do ta luajë Marina Rebeka.

Shfaqja realizohet nën udhëheqjen e dirigjentit Dan Ettinger. /Telegrafi/