LAJMI I FUNDIT:

Optimizëm nga Brukseli për çështjen e Kartonit të Gjelbër

Optimizëm nga Brukseli për çështjen e Kartonit të Gjelbër

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka takuar sekretaren e Byrosë Ndërkombëtare të sigurimeve në Bruksel, Greet Flore për çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve nga dhe në Kosovë.

“Ishte një takim i frytshëm. U dakorduam që për automjetet të cilat vijnë në Kosovë dhe ato që dalin nga Kosova të gjinden rrugë praktike për të zgjidhë pengesat. Sot mora konfirmimin nga  Floré se Byroja nuk do të kundërshtojë zgjidhjet që Kosova mund t’i arrijë nëpërmjet memorandumeve bilaterale me shtetet anëtare të Kartonit të Gjelbër. Tani topi është tek ne që të ofrojmë zgjidhje praktike”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.


Sekretarja Flore rekomandoi të përfundohen memorandumet me shtetet fqinje, e në ndërkohë është informuar mbi përparimin e procesit të regjistrimit të automjeteve si dhe mbi progresin e arritjes së marrëveshjeve me Serbinë dhe shtetet tjera fqinje.

Flore, po ashtu u informua se procesi i blerjes online të policave kufitare për veturat që udhëtojnë nga shtetet tjera të Evropës për në Kosovë  do të fillojë së aplikuari brenda muajit shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori