LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 300 raste të reja të kancerit në qafë të mitrës (Video)

Maqedoni, 300 raste të reja të kancerit në qafë të mitrës (Video)

Në Maqedoni vitin e kaluar janë regjistruar rreth 300 raste të reja të kancerit në qafën e mitrës, ndërkohë rreth 150 të prekur nga kjo sëmundje gjetën vdekjen.

Biba Dodeva nga organizata “Borka” thotë se femrat me nivel më të ulët social dhe një pjesë e femrave nga komuniteteve më të vogla ballafaqohen me qasje jo të barabartë dhe nuk kanë qasje tek programet për vaksinim, sepse nuk janë të informuar sa duhet për këtë problematikë.

“Duhet të punohet më shumë në informimin dhe edukimin e grave, t’u shpjegohet qasja deri te kontrollet preventive skrining, HPV vaksinimin, ndërsa me këtë të rritet implementimi i këtyre shërbimeve dhe programeve që i ofron ministria e Shëndetësisë”, tha Biba Dodeva, nga Organizata “Borka”.


Kryetar i shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov, thotë se detektimi i hershëm i kancerit është kyç për shërimin e tij. Ai kërkoi nga gratë që PAP testin ta bëjnë me rregull.

Në kuadër të Kontrollës “skrining” të organizuar për kancerin në qafën e mitrës, vitin e kaluar janë testuar 28 mijë gra të moshave nga 45 deri në 64 vjet. 85 % nga rezultatet e testeve kanë qenë negative, ndërsa 15 % është zbuluar HPV. Përmes kësaj kontrolle zbulohen dy deri në tre raste të kancerit.

Sic njoftoi Dimitrov, për t’i ndihmuar gratë e prekura, miliarderët amerikan Bill dhe Malinda Gejts kanë vendosur që për çdo kontinent të përzgjedhin nga një shtet për ta furnizuar me vaksina të reja kundër kancerit në qafën e mitrës. Se a do të jetë Maqedonia njëra nga këto shtete, do të dihet në fund të vitit.

“Këtu bëhet fjalë për “katch up” kampanjë. Kjo do të thotë, të arrihet të kapen edhe ato gra që nuk kanë qenë të vaksinuara, por dëshirojnë të vaksinohen. Për këtë gjë është krijuar edhe fondi i Malinda dhe Bill Gejts, që është shoqatë e mirësisë e që dëshiron të ndihmojë”, tha Goran Dimitrov, Kryetari i shoqatës së mjekëve të Maqedonisë.

Ndryshe, nga kanceri në qafë të mitrës, në nivel evropian, nga një grua ndërron jetë në çdo gjysmë ore, gjegjësisht rreth 4400 gra në nivel të vitit në Evropë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori