LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu: Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash se do të ishte gruaja ime (Video)

Sabri Fejzullahu: Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash se do të ishte gruaja ime (Video)

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”.

Ata kanë rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, ndër to ka cituar edhe takimin e parë me bashkëshorten e tij.

“Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash: Ti do të jesh gruaja ime”, ka thënë Fejzullahu.


“Jeta pranë Sabrit prej 32 vitesh ka qenë shumë e ëmbël, ndonjëherë pak e hidhur por jo në kuptimin negativ. Gratë që kanë burrat këngëtarë më kuptojnë. S’është lehtë, duhet sakrificë por pastaj të merr vala. Por pranë Sabriut si njeri i rregullt nuk mundesh me qenë keq. Ndonjëherë them a jam vërtetë kështu siç Sabriu flet për mua, ai e shfaq shumë dashurinë. Unë u habita kur më tha: Ti do jesh gruaja ime. Po të kishte shumë njerëz si Sabriu familjet do ishin të lumtura. Mua më dhimbset se punon shumë dhe i them të ndalet, por kënga është jeta e tij”, tha Nera.

Ndërkohë, Sabriu vazhdoi duke treguar detaje tjera nga njohja e tyre.

“Nera ka qenë studente e Gjuhës Shqipe kur jemi njohur. Ne kemi 15 vite diferencë por kemi 2 fëmijë të mrekullueshëm, Bulzën dhe Ermalin dhe kam dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë, Armendin dhe Adelinën që jetojnë në Angli, por janë fëmijët tanë. Dashuria për ta është edhe më e shtuar që ata të mos e ndjejnë faktin që jam me një grua tjetër. Unë i jam falënderues Nerës tërë jetën. Unë s’ja kam bërë fjalën dyshë asnjëherë Nerës dhe e dinë të gjithë sepse kujdesi i saj dhe përkushtimi për Armendin dhe Adelinën ka qenë i madh derisa dolën në jetë. Mos ishte Nera unë këngën do ta kisha lënë para 20 viteve. Unë me Nerën jemi njohur kur unë realizova një këngë “Mos mendo se jam i lumtur” kur situata në Kosovë nuk ishte e mirë. E pashë Nerën në korridoret e Fakultetit ku kisha shkuar për të bërë videoklipin. Nera shikonte se si po bëheshin xhirimet, kur e pashë thash: O zot. Në atë sekond i thash: Ti do të jesh gruaja ime. Kisha vendosur të mos martohem më. Por deshi zoti dhe takova Nerushin. Nera edhe këndonte shumë bukur dhe kishte 3-4 këngë në televizionin e Prishtinës. Ishte shumë e bukur dhe nga frika se po ma merr dikush dhe bëra mëkatin më të madh në jetë i vrava dashurinë më të madhe për këngën nga frika”, tha më tej Fejzullahu. /TV Klan/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori