LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye se përse çdo mashkull duhet të gjejë kohë për joga

Katër arsye se përse çdo mashkull duhet të gjejë kohë për joga

E kuptojmë: Joga mund të mos jetë ushtrimi më intensiv – të paktën shumica e formave të jogës nuk janë – dhe me siguri se nuk është gjëja e parë që ju vjen ndërmend kur mendoni për një ushtrim të ri që dëshironi ta provoni.

Por fitnesi ka të bëjë me daljen nga zona e komfortit, apo jo?


Dhe janë disa arsye shumë të mira se përse duhet të keni në konsideratë t’ia shtoni rutinës suaj ushtrimore edhe ushtrimet e jogës, transmeton Telegrafi.

Ndër tjerash, joga ka edhe shumë përfitime shëndetësore të cilat mund t’i vëreni jashtë palestrës.

Më poshtë i keni katër arsye se përse duhet ta përfshini jogën në sesionin tuaj ushtrimor:

– Jeta juaj seksuale përmirësohet. Kjo sepse sipas hulumtimeve nga India, joga ka aftësinë ta trajtojë ejakulimin e parakohshëm.

– Do të jeni më produktivë në punë sepse joga e përmirëson mirëqenien dhe e rritë përqendrimit, e gjithashtu e ulë stresin.

– Joga është dëshmuar se e rritë aftësinë e trupit për t’iu përgjigjur stresit në mënyrë më efektive duke i zvogëluar rrahjet e zemrës dhe shtypjen e gjakut

-Do të bëni gjumë më të mirë. /Telegrafi/