LAJMI I FUNDIT:

Zeneli: Jemi larg zgjidhjes së problemit të ndotjes

Zeneli: Jemi larg zgjidhjes së problemit të ndotjes

Kimisti Lulzim Zeneli po e konsideron politikë ditore vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave në Komunën e Prishtinës, në tentim të mbrojtjes së pastërtisë së ajrit.

Zeneli potencoi se ajri i ndotur është problem i akumuluar tash e sa vite, njofton Klan Kosova.

”Ndotja e ajrit ndodh që nga vitet e ’70-ta. Në vitin 2005, kur është bërë projekti më serioz për këtë çështje në periudhën e pasluftës, është parë që shkalla e fluturimit të grimcave të pluhurit nga termocentralet kalon kufirin e depërtimit për dyfish më shumë. Por, pasojat janë në të gjitha rrafshet, jo vetëm në kryeqytet”, ka thënë Zeneli, në Info Magazine të Klan Kosovës.


”Nëse mendojmë që ta vendosim një rampë për moslejimin e qarkullimit të veturave, dijeni se nuk zgjidhet ky problem. Ky problem është akumuluar për vite të tëra e nëse mendohet të zgjidhet për një ditë është politikë ditore”.

”Këto probleme hasen edhe tek shpeshtësia e rasteve me sëmundje kanceroze e tumorale, por kemi edhe situata të cilat nuk janë të përballueshme, ato të financave”

”E tani jemi në një situatë se si të tejkalohet kjo gjendje. Ajo tejkalohet nëse evitohet burimi i ndotjes patjetër dhe eliminimi i djegjes së thëngjillit në KEK”.

Në debatin e sotëm në Info Magazine, kimisti Lulzim Zeneli tha se është pozitiv vedijësimi i qytetarëve për mbrojtjen e ajrit, megjithatë kjo s’mund të ndodhë nëse politika kosovare nuk vendos si primare çështjen e mjedisit, njofton Klan Kosova.

”Zgjidhja kërkohet me veprime konkrete. Qeveria e Kosovës duhet të jetë vendimtare. Vetëdijesimi duhet të vazhdojë me masa konkrete në të gjitha rrafshet”.

”Nuk mund të pretendojmë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëse ky vend nuk e vendos primare çështjen e mjedisit”.

”Jemi larg zgjidhjes së problemit. Shumë shtete i kanë zgjidhur këto probleme me profesionalizëm dhe kanë kërkuar edhe shfrytëzimin e mjeteve të fondeve të Bashkimit Europian. Nuk e di nëse Qeveria e Kosovës ka kapacitete t’i shfrytëzojë këto mjete për projekte në fushën e mjedisit”, tha Zeneli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Kalo në kategori