LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi 20 orë pa lëvizur duke luajtur video-lojëra, i riu dërgohet me autoambulancë në spital pasi i është mpirë gjysma e trupit (Video)

Qëndroi 20 orë pa lëvizur duke luajtur video-lojëra, i riu dërgohet me autoambulancë në spital pasi i është mpirë gjysma e trupit (Video)

Një i ri në Kinë ishte mpirë nga beli e poshtë, pasi kaloi plot 20 orë pa lëvizur duke luajtur video-lojëra në internet.

Dhe në momentin që autoambulanca u shfaq në vendin e ngjarjes, ata e dërguan të riun me lese në spital, derisa ai dëgjohej duke i lutur miqtë që të vazhdojnë të luajnë dhe të përfundojnë lojën për të, transmeton Telegrafi.


Ky i ri identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kishte filluar të luaj video-lojëra nga mbrëmja e 27 janarit derisa miqtë e tij i telefonuan autoambulancës në mbrëmjen e 28 janarit.

Sipas mediave kineze, ky i ri ishte munduar të ngritet në këmbë që të shkoj në tualet dhe aty e kuptoi se nuk po mund të lëvizte asnjë pjesë të trupit nga beli e poshtë. E gjithë kjo ndodhi si rezultat i 20 orëve lojë pandërprerë në një internet kafe në provincën kineze Zhejiang.

Njëri nga miqtë e tij që ishte në vendin e ngjarjes ka deklaruar për mediat kineze: “atij i është mpirë trupi nga beli e poshtë, thjesht nuk mund të lëvizte. Kështu u detyruam t’i telefonojmë mjekëve që erdhën me autoambulancë”.

Ende mbetet e paqartë se çfarë loje kishte luajtur ky i ri, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur mjekët e bartin me lese të riun që nuk mund të ngrihej as nga karrigia.

Ai aktualisht është i shtrirë në spital, ku mjekët po e përcjellin me vëmendje gjendjen e tij shëndetësore.

Varësia nga video-lojërat është bërë një problem serioz për shoqërinë e në veçanti për të rinjtë kinez, ku numri i atyre që humbin interesimin për mësim shkaku i lojërave është shumë i madh. /Telegrafi/