Të enjten e kaluar, koha në Orën e Kiametit ka ndalur 2 minuta para mesnate, 30 sekonda më pranë Armageddonit në krahasim me 2 minuta e gjysmë që ishte në janar 2017. Në fakt, ky është parashikimi më i afërt që ora ka bërë për luftën bërthamore qysh prej vitit 1953, kur u vendos në 11.58, pasi SHBA nisi të ndërtojë bombën me hidrogjen.
Vendimi për të ndryshuar kohën në Orën e Kiametit erdhi pas një viti tejet shqetësues në politikën globale. Kërcënimet për asgjësim bërthamor janë të përmuajshëm, mes Trumpit dhe Kim Jong-un. Klima e krizës përshkallëzohet me shpejtësi, përtej kontrollit tonë. Vetëm javën e kaluar, gjeneralët perëndimore kanë paralajmëruar për një luftë me Rusinë.
Në një klimë të tillë, ora, e cila u vendos në vitin 1947, është një kujtesë ogurzezë e rrezikut të luftës bërthamore. Ajo është një simbol i afërsisë së njeriut me katastrofën globale – që përfaqësohet prej mesnatës në fushën e orës analoge.
Të enjten e kaluar, koha në Orën e Kiametit ka ndalur 2 minuta para mesnate, 30 sekonda më pranë Armageddonit në krahasim me 2 minuta e gjysmë që ishte në janar 2017. Në fakt, ky është parashikimi më i afërt që ora ka bërë për luftën bërthamore qysh prej vitit 1953, kur u vendos në 11.58, pasi SHBA nisi të ndërtojë bombën me hidrogjen.
Thelbi i problemit është se ora – në fakt, çdo orë – është një metaforë shumë e varfër e nivelit të rrezikut global. “Koha” e saj nuk ka fare kuptim real. Fillimisht u vendos në shtatë minuta para mesnate, për shkak se “dukej mirë për syrin” e artistit që e realizoi.
Më e rëndësishmja, ajo lë të kuptohet se historia ka prirjen e të shkuarit drejt fatkeqësisë së pashmangshme. Ndërkohë që buletini thotë se ajo nuk synon të parashikojë katastrofën, ky parashikim nënkuptohet në pamjen e saj. Ne kemi ecur drejt apokalipsit me plot pesë minuta që nga viti 1947, edhe pse akrepat u sprapsën përkohësisht në vitet 1990, kur perspektiva dukej më optimiste.
Jashtë kohe
A ka kujtesë më të fuqishme të kotësisë njerëzore, se sa marshimi i pandalshëm i kohës? Ora kontribuon për dëshpërimin dhe fatalizmin, përballë problemeve politike urgjente dhe komplekse, që nxisin një panik të përgjithshëm.
Këto probleme kërkojnë përpjekje aktive, dhe siç paralajmëroi tre vjet më parë ambientalisti George Monbiot, dëshpërimi ushqen disfatë. Një prej kërkimeve më të përhapura në Google është: “Çfarë ndodh kur Ora e Apokalipsit të arrijë mesnatën”. Kjo sugjeron që, në imagjinatën popullore, ora ka zhvilluar fuqi të vetat.
Ajo mund të kontribuojë edhe për vetë rreziqet. Studiues të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare kanë diskutuar prej një kohe të gjatë, se si rreziqet gjeopolitike, si lufta bërthamore, përbëhen dhe nxiten pjesërisht prej kulturës popullore.
Ne jetojmë tashmë në një klimë politike të frakturuar dhe militariste. Çdo lajm mbi ndryshimet periodike të orës shoqërohet prej një vërshimi artikujsh, që ilustrohen me re kërpudhash, diktatorë fytyrëngrirë dhe parada ushtarake. Komentet mbushen me shprehje nacionaliste. “Daily Star” reagoi ndaj lajmërimit për ndryshimin e fundit të orës, duke sjellë ilustrimin e një sulmi bërthamor të Koresë së Veriut mbi Londër, gjë që me aq sa dimë, aktualisht është i pamundur.
Megjithëkëtë, një besim i përhapur se një komb është i kërcënuar mund të krijojë kushtet, në të cilët një sulm parandalues është i realizueshëm dhe i pranueshëm prej publikut, duke shtuar kështu gjasat për konflikt. Buletini është normalisht është një zë i arsyes mbi kokat tona. Por përmes orës, ai kontribuon për këto kushte gjithnjë e më të brishta.
Mbase Ora e Kiametit ishte një metaforë më e përshtatshme gjatë Luftës së Ftohtë – një epokë me alarme false, dhe sisteme automatikë të lëshimit të raketave, kur Evropa ishte realisht vetëm pak minuta larg asgjësimit, në çdo kohë. Ndoshta ajo vërtetë i nxiste udhëheqësit e shteteve që të bënin hapa prapa, kur ndodheshin në prag të Armageddonit. Dhe mbase ruajtësit e orës kanë një farë kontrolli mbi fatin e njerëzimit, kur lëvizin akrepat e saj.
Por ndërkohë që ora mund të jetë një markë mbresëlënëse, ajo nuk i shërben më qëllimit që u krijua. Duhet që shkencëtarët dhe studiuesit të përshtaten me realitetet e sotme. Buletini i nderuar duhet ta vazhdojë misionin që ka – por duhet t’i japë fund kohës së Orës së Kiametit. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje