LAJMI I FUNDIT:

Albin Tahiri përfaqëson Kosovën në LOD PyeongChang 2018

Albin Tahiri përfaqëson Kosovën në LOD PyeongChang 2018

Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen prej 9-25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.

Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.

Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018, thuhet në njoftimin e KOK.


Komiteti Olimpik i Kosovës ju dëshiron suksese skitarëve në karrierën e tyre, derisa uron Albin Tahirin, i cili do ta shkruajë historinë e Kosovës.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).

Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në PyeongChang më 5 shkurt.

Detajet tjera të dorëzimit të flamurit të Kosovës për Albin Tahirin dhe prezantimin para mediave, do të bëhen të ditura në ditët e ardhshme. /Telegrafi/