Pas shumë viteve mundim dhe sakrificë, më në fund kishte realizuar ëndrrën që të pavarësohet në një restorant. Restaurant “Da Paulo” në Schlieren është restorant me dy koncepte Italian&Steahause. Mirëpo ai nuk është restorant i ndonjë Italiani, por i shqiptarit Pal Deda nga Peja.
Është gjetur në kuzhinë krejt rastësisht ngase me profesion është ekonomist. Nuk është nga ato historitë e pronarëve të restoranteve që nisin t’i vijnë rrotull kuzhinës qysh në vegjëli. Bëhet fjalë për Pal Dedën, i cili në vitin 2002 emigroi nga Peja në Zvicër, ndërsa punën e parë që kishte bërë ishte si një “shankist” për të marrë pas tre muajve portofolin e kamerierit.
Nisi kështu punën në gastronomi, një rrugëtim që dita ditës filloi t’ia rrëmbente zemrën.
Pas dy viteve ishte zotuar se shumë shpejt do të bënte një restorant të vetin në Cyrih, ëndërr e guximshme kjo që ishte bërë realitet pas 4 vitesh e gjysmë.
Emri i tij në gazetat zvicerane
Më vonë, Pali do ta gjente emrin e tij nëpër gazetat zvicerane. Restoranti i parë i menaxhuar nga ai ishte në Schlieren.
Dhe Pali ishte me fat ngase në sallat e restorantit “Salmen” ishin promovuar atëbotë planet se si do të duket Schliereni në të ardhmen.
“Aty u mblodhën shumë njerëz nga të gjitha komunat për të parë planin se si do të duket Shchliereni në vitin 2020. Më erdhi radha edhe mua. Më thanë se duhet të prezantohem para 500-600 personave se kush e menaxhon restorantin në zemër të Schleirenit. Edhe pse nuk e njihja mirë gjuhën gjermane, arrita të prezantohesha se jam nga Kosova”, kujton Pali atë ngjarje për të cilën mediet zvicerane shkruan rreth një javë, se si një i ri shqiptar nga Kosova ka arritur të menaxhojë me sukses një restorant shumë të madh në zemër të Schlierenit.
Tashmë Pali ishte në pritje të realizimit të planeve urbanistike të Schlirenit për të zbuluar një vend ideal për restorantin e radhës.
Ndërkohë ka menaxhuar me një restorant tjetër shumë të njohur me emrin “Casa Amici”, por gjithmonë duke ëndërruar se do të bëjë një të tillë që do ta mbajë emrin e tij.
Në atë kohë thotë se ai ishte i pari që sjell mishin e pjekur në gur të nxehtë në Schlieren (Fleisch vom heissen Stein).
“Da Paulo” ose restoranti i shqiptarit Pal Deda
Rruga e tij e kulinarisë dhe e profesionit të menaxherit të restoranteve nuk ishte aspak e lehtë.
Me gjithë problemet e shumta, ai kishte realizuar ëndrrën që të pavarësohet në një restorant. Restaurant “Da Paulo” në Schlieren nuk është restorant italian, por është restoranti i shqiptarit Pal Deda nga Peja.
Në restorantin e pozicionuar në një lagje krejtësisht të re të Schlierenit mund të hani pica e pasta ku si specialitet janë pastat qe i prodhohen në restorant.
Por mbi të gjitha në këtë restorant nuk mungon as mishi në gur, në pjesën tjetër “Steakhaus” që e kishte ndarë me mjeshtëri Pali. Nëse ulesh në këtë pjesë të restorantit, nga muret rreth e rrotull të shikojnë fotografi të yjeve të Hollywoodit.
“Nuk është e thënë se duhet të keni shkollë kuzhinieri apo kamerieri për të udhëhequr një restorant. Nuk e kam problem as kuzhinën e as punën në servis. Puna në restorant kërkon komunikim të përzemërt me mysafirët, nuk ka lodhje, as përtesë”, thotë 36 vjeçari, i cili e kishte dizajnuar me shije restorantin me emrin “Restaurant Da Paulo”.
Ëndrra e radhës: Të ndjekë rrugën e Gastronomisë, të bëhet edhe më i njohur në tërë Zvicrën
Jo vetëm kaq, Pali thotë se do të ndjekë rrugën e Gastronomisë, të bëhet edhe më i njohur në gjithë Zvicrën.
Ai arriti që nga një restorant të bëhej me më shumë restorante. Me ambicien dhe vullnetin e fortë që ka dëshmuar deri tash, as kjo nuk është diçka e paimagjinueshme për Palin. Mbetet të shihet!
Porosia e Palit
Pali, si një person që ishte shumë i ri kur filloi të merret me restorant, ka një porosi për të gjithë të rinjtë: Në jetë vetëm duhet të dish se çka do dhe të kesh një synim se ku do të arrish. Rezultati, pa dyshim se do të vijë. /albinfo.ch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-8-380x233.jpg)
Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit
![Mysafiri i hotelit në Holandë kthehet në dhomë dhe gjen një fokë “duke bërë një sy gjumë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738859804619-380x233.png)
Mysafiri i hotelit në Holandë kthehet në dhomë dhe gjen një fokë “duke bërë një sy gjumë”
![Interneti “pushtohet” nga teoritë konspirative – një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-4-380x233.png)
Interneti “pushtohet” nga teoritë konspirative – një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit
![Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-8-780x439.jpg)
Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)
![Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_3-35-780x439.jpg)
Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
![U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aa2-780x439.png)
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër