Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës ka shkaktuar debat të nxehtë në Komisionin për Integrime Evropiane.
Një pjesë e anëtarëve të komisionit kritikuan, siç u shprehën, rregullimin në mënyrë të njëanshme të pagave dhe privilegjeve, duke thënë se përgjigjen për ligjin për paga duhet ta japë Ministria e Administratës Publike.
Pavarësisht kësaj, Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Armend Zemaj nga LDK-ja, tha se tendencë e çdo institucioni që të rregullojë në mënyrë të njëanshme pagat dhe privilegjet është e padrejtë.
“Kjo po krijon dallime mes institucioneve. Privilegjet e caktuara dhe benificionet për presidentin e vendit janë pothuajse të njëjta me institucionet tjera. Është e papranueshme që disa institucione që pas përfundimit të mandatit i është lejuar benefite të përjetshme. Kjo nuk po lë shije të mirë në raport me qytetarët e vendit. Rasti është dhe me rritjen e pagave të qeverisë. Abstenoj nga ky votim, sepse në të kaluarën iu kemi lejuar institucioneve që të kenë përfitime të përjetshme. Përgjigjen duhet ta japë Ministria e Administratës Publike për ligjin për pagat”, ka thënë ai.
Ndërsa, Fatmire Kollçaku- Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar rritjen e pagave në qeveri, duke thënë se krerët institucionalë nuk po japin shembull të mirë.
“Duke shkelur ligjin në fuqi i ngritin njëanshëm pagat si qeveri. Do të votojë kundër çdo beneficioni, qoftë dhe me institucionin e presidentit. Në një vend me varfëri të skajshme tendenca që të sigurohet dikush përjetësisht, këtu s’di a bëhet fjalë për mbretër apo njerëz të rëndomtë dhe se shumica prej tyre nuk i meritojnë postet”, ka thënë ajo.
Edhe Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën u shpreh kundër ligjit.
“Jam kundër këtij ligji, sepse shtetet e rregullojnë veç e vetë, por ne s’jemi shtet. Ne nuk jemi Parlament funksional që i bën kontroll ekzekutivit, sepse po t’i bënim kontroll ekzekutivi nuk i kish rrit rrogat hiq. Agjencitë e pavarura sillen si mini-shtete dhe në aspektin funksional nuk jemi kërkah”, tha ai./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025