Na ishte dikur Perandoria Osmane. Ajo perandori me luftë i kishte pushtuar shqiptarët. Dhe, shqiptarët ishin 500 vjet nën ta. Të shkelur, të nëpërkëmbur, të terrorizuar…
Ky është njëri version i historisë. Dhe, në të ka shumë të vërteta…
Tjetri version i historisë së kësaj periudhe 500-vjeçare thotë se shqiptarët e osmanët më shumë duheshin se që urreheshin. Pra, nuk kishte pushtim, por kishte bashkësundim. Çuditërisht, edhe në këtë version ka të vërteta…
Gjatë këtij sundimi, individi shqiptar ka mundur të përparonte në Perandorinë Osmane. Por, populli nuk ka përparuar fare. Shqiptarët ishin më të prapambeturit. Edhe kjo është e vërtetë!
Por, është edhe një e vërtetë tjetër të cilën miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert, e zbërthen në librin e tij ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje). Në këtë libër të vitit 1923, ai shkruan:
“‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.
‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.
‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.
Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.
‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.
‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.
‘Në rregull’, thanë shqiptarët.”
Kështu, osmanët u larguan dhe një copë e tokave shqiptare u bë shtet më 1912, e asaj toke i thanë Shqipëri. Por, era shtet aty ende nuk vjen, siç nuk erdhi pas kohës së pavarësisë, gjatë sistemit monarkist, gjatë mbretërisë, komunizmit, demokracisë…
E njëjta vlen edhe për Kosovën, në këto 10 vite që po quhet shtet. Sepse, ata që sundojnë shqiptarët zgjedhin izolimin; lirinë për të bërë çka të duan ata; dhe drejtësinë sa për të qenë… Ndaj, vjen erë tjetër. E kontaminimit moral, shoqëror dhe mjedisor. Qëkur iki turku – e pos kur hyri italiani!
Kush i ka fajet për këtë?
Turku jo! As italiani! I kanë shqiptarët! Ata që durojnë t’i sundojë injoranti; ata që heshtin; ata që reagojnë në mënyrë histerike dhe kurrë nuk e zgjidhin asnjë problem; ata që për çdo të keqe që u vjen gjithmonë kanë dy versione shpjegimi, po kurrë marrje përgjegjësie; ata që nuk meritojnë më mirë!
Ambasada amerikane që nga marsi i vitit 2016 ka instaluar pajisjet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Në janar 2017 mediat u vërshuan me lajmet se si Prishtina është qyteti më i ndotur në botë. Këto lajme edhe këtë janar dominojnë mediat, e në rrjetet sociale krijohet një histeri!
Por, a ka qenë ajri më i pastër vite para se amerikanët të instalonin pajisjet e tilla?
Jo, assesi!
A ka zgjidhje?
Po, te rritja e standardit të jetesës. Por, shqiptari nuk dëshmon se e dëshiron të ketë. Jo ajo masa histerike nëpër rrjetet sociale, që shpejtë do ta harrojë këtë ndotje, si vitin e kaluar, e do të vazhdojë të debatojë se cili politikan i keq është më i miri!? Ajo masë që është pasqyrë e shtetit dhe pushtetit të keq! Masa hedoniste që nuk e mendon shumë të mirën e përgjithshme. Sepse, e mira e përgjithshme për shumicën është veç një status në Facebook apo Twitter!
Deri atëherë, shqiptari i varfër do të përdor qymyr për t’u ngrohur, sepse është i lirë e sepse s’ka para për rrymë; do të përdor makina të vjetra, sepse s’ka për të reja; do të durojë edhe nëse Ministrisë së Ambientit me një Borbardhë e gjashtë xhuxhë i shtohet edhe një për t’u bërë tamam përrallë; do të bëjë pak zhurmë dhe do të harrojë… e do të hesht e prapë do të durojë!
Gjithçka harrohet kur e mira nuk kërkohet! Miqtë s’i kanë fajet për këtë. As armiqtë! As Perandoria Osmane! Madje as politikanët shqiptarë. I ka populli. Prandaj, Xenini – kritiku më stabil i Kosovës së pasluftës – për shqiptarët thotë: “I admiroj turqit… Si qëndruan me neve 500 vjet?”
A keni një përgjigje?
Apo dy?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!