Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsje, Fisnik Ismaili, sonte ka denoncuar në polici një rast të pazakontë kërcënimi ndaj tij, duke sqaruar se si ka ndodhur rasti dhe kush është personi që e ka fotografuar nga jashtë në zyrën e tij.
Ismaili, përmes një postimi në Facbook, ka thënë se atë mund ta ketë fotografuar një simpatizant i VV-së në shenj mllefi ndaj zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik dhe se rastin e kishte paraqitur në polici. Ndërsa thotë se është i habitur se si denoncimi i tij ka dalë aq shpejt në media, kur askush tjetër përveç gruas së tij dhe policisë nuk ishte i njoftuar për rastin.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Të nderuem miq e dashamirë,
Meqë mora shumë mesazhe lidhje me lajmin që u krijue sonte, po e ndjej veten të obliguem me ju sqarue se çka ndodhi.
Me 25 janar më kontaktoi në Facebook një simpatizant i Lëvizjes nga një fshat i Gjilanit, që pretendonte se më kishte votue, me ofendimet më të rënda ndaj meje. Duke e dijtë situatën edhe meqë kam premtue se nuk kam me u shajtë ma, posaçërisht jo me njerëz të Lëvizjes, gjatë një pjesë të madhe të ditës i kam thanë me pushue, me u ndalë, nganjëherë me edhe me ia kthye në humor ngapak me e ngucë, asnjëherë me ofendim, deri dikur gjuha e tij u ashpërsue tej mase, kur i thashë se kam me e raportue në Komision Disciplinor të Lëvizjes, u ndal menjëherë.
Nuk e raportova askund, kur e pash se u qetësue, edhe krejt shkoi normal këto ditë, deri e mora një foto nga ky person sot, në orën 19:15, në të cilën me kishte fotografue mue brenda në zyrat e Karrotës, derisa isha në takim me një mysafir, sa kishte qenë ky person i fshehun prapa veturës time.
Xhamat e zyrës time janë buzë rruge, por rruga ku gjindet zyra në Aktash është aq e koklavitun, sa që shumë vështirë e ka dikush nga Gjilani me qëllue rastësisht duke kalue andej, edhe bash kur unë qëllova i ulun aty, që ishte prej orës 17:10 – 18:40.
Ky gjest ishte i qëllimshëm, edhe i menduem pikërisht me më dhanë mesazh se “po të kqyri unë”, që mbas aq shumë ofendimeve që mi ka dhanë paraprakisht, për mue është i papranueshém edhe kërrcënues. Prandej, e lajmërova policinë. Emri i personit është i njohun për policinë, bashkë me mesazhet e tij edhe fotot, të cilat s’muj i publikoj derisa janë dëshmi.
Nuk është, fatkeqësisht, lojë SHIK-u, sado që kisha dashtë me besue se është. Ky djalë është, nëse jo aktivist, simpatizant i Lëvizjes, sepse e identifikuen disa veta. Sinqerisht po shpresoj se është dikush që e ka shprehë mllefin, apo i duket vetja i fortë, e nuk është veprim i organizuem.
Mllefin që ju ka shkaktue kjo gjendje po ia kuptoj secilit. Unë jam edhe më i mllefosun, edhepse ma së paku kam faj për këtë situatë! Ju kuptoj edhe kur më shani. Unë NUK KAM me ju shajtë. Veç me m’ardhë te zyra me m’fotigrafue tinza, është e patolerueshme! Harrone që mue m’tutë najkush.
Për fund, këtë as nuk pata dëshirë me e ba lajm. Sa isha duke i dhanë deklaratë policisë, me dijeni veç të grues sime, Nitës, ky incident u ba lajm. Në mes të intervistës nisën miq me m’shkrue. Policia e Kosovës ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla.
Unë jam mirë, për krejt ata dashamirë që me kontaktuen. Ka dy muej që i lus krejt me e ndalë këtë betejë të poshtër publike, për të cilën i fajësoj krejt, pa asnjë përjashtim. Jemi ba kokrra e marres. Dëshpërimi im s’asht tuj pasë fund. E për frikë, sonte harrone që i frikësohem dikujt. Konfliktet po i shmangi tash dy muej, ndërsa kanosjet kam me i raportue çdo herë.
Mirëmbetshi, dashamirë. Mos harroni që unë jam qaj Fisi që gjithmonë kam qenë, edhe i njajti kam me mbetë” (sic.), ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova