LAJMI I FUNDIT:

“Shelgu” i Mançevskit, projekti më i shtrenjtë

“Shelgu” i Mançevskit, projekti më i shtrenjtë

Nga gjithsej 73 projekte që konkurruan – Agjencia e Filmit do të mbështesë realizimin e 17 filmave në kategoritë e metrazhit të gjatë e të shkurtër, dokumentarë e të animuar. Bëhet fjalë për konkursin e vitit të kaluar, që pas anulimit – u organizua për herë të dytë me procedura të përshpejtuara në muajin nëntor. Sipas Ministrisë së Kulturës, këto produksione do të jenë një befasi pozitive për kinematografinë maqedonase, pasi përzgjedhja e fituesve është bërë sipas kritereve dhe cilësisë së projekteve të paraqitura si nga regjisorë të njohur, ashtu edhe debitantë.

Projekti më i shtrenjtë në kategorinë e filmit me metrazh të gjatë është “Shelgu”, i regjisorit Milço Mançevski (produksioni i Sektor Film) për të cilin është akorduar një shumë mbi 76 milionë denarë (1.2 milionë euro). Sa i takon filmave nga regjisorë shqiptarë, në kategorinë e kooproduksioneve janë miratuar dy projekte “Rrugica” (Macja e Zezë Produksion) me regjisore Blerta Basholli (Kosovë) dhe “Vera që nuk kthehet” (Arb Film) me regjisor Besnik Bisha (Shqipëri). Të dy këto projekte kanë fond më të vogël, përkatësisht me nga 3 milionë dhe 3.5 milionë denarë. Një tjetër film fitues është filmi dokumentar me metrazh të gjatë i Kastriot Abdylit “Skënderbeu në Shkup” (Dardania) me 2.5 milionë denarë, ndërsa në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër është fitues filmi “Bebja” (Kodra Produksion) nga regjisori Ben Apolloni, për të cilin janë ndarë një milion denarë.

“Sipas vendimit të Këshillit drejtues, mbështetjen nga Agjencia e Filmit do të marrin tre filma me metrazh të gjatë, pesë kooproduksione, dy dokumentarë, pesë filma me metrazh të shkurtër, një dokumentar me metrazh të shkurtër dhe një film i animuar. Nga Agjencia sqarojnë se mes titujve fitues numërohen emra të dëshmuar regjisorësh dhe producentësh, por edhe debutues të cilët, sipas tyre, do të jenë surpriza pozitive për kinematografinë maqedonase, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Si filma të tjerë fitues me metrazh të gjatë janë “M” (produksioni Fokus Pokus) me regji të Vardan Tozija me një buxhet prej 330 mijë euro, ndë rsa autorja debitonte Dina Duma për filmin “Motra” (produksion i Krug Film) ka marrë rreth 300 mijë euro./Koha.mk/


Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori