LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu vazhdon kritikat ndaj Albin Kurtit, e quan politikan arrogant, kalkulues dhe meskin

Haxhiu vazhdon kritikat ndaj Albin Kurtit, e quan politikan arrogant, kalkulues dhe meskin

Moderatori dhe autori i emisionit “Zona B” në Klan Kosova, Baton Haxhiu ka vazhduar të shkruajë për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilit i ka vendosur tri epitete: politikan arrogant, politikan kalkulues, politikan meskin.

Në një opinion të publikuar sot, Baton Haxhiu ka shkruar për personalitetin dhe imazhin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan insajderi.


“Prapa imazhit të tij vetëkritik dhe sinqerisht të angazhuar, fshihet figura e politikanit arrogant dhe kalkulues e meskin”, ka shkruar Haxhiu në një përgjigje të tij ndaj Kurtit, disa ditë pasi lideri i VV-së e kishte akuzuar atë për lidhje me ish-shefin e UDB-së.

Në një opinion të publikuar të shtunën, Haxhiu e quajti Kurtin “politikan ordiner”.