LAJMI I FUNDIT:

Mjeku shqiptar i marinës amerikane, frymëzues i veprës “Mr. Roberts”

Mjeku shqiptar i marinës amerikane, frymëzues i veprës “Mr. Roberts”

Agron Alibali, në veprën e tij studioze “Faik Konica dhe dritëhijet e një diplomati”, sjell një fakt interesant.

Në këtë vepër përmendet mjeku shqiptar Andrew Elia, i cili thuhet se frymëzoi shkrimtari Thomas Heggen në kryeveprën e tij, “Mr. Roberts”. Vepra u adaptua për teatër dhe TV, ndërsa në filmin e vitit 1955 luajtën aktorët e njohur: Henry Fonda, James Cagney dhe Jack Lemmon.

“Zonjusha Dhimitra Cina nga Korça kishte mbaruar studimet për mjekësi në Boston University dhe kërkonte bursë për dy vitet e praktikës mësimore. Konica i drejtohej Ministrisë së Arsimit duke i shpjeguar se Dhimitra Cinës Tirana i kishte premtuar bursë ‘njëzetë herë dhe kurrë e dhënë’, prandaj duhet ‘t’i jepej për këto dy vjet’. Ministria e Arsimit reagoi pozitivisht me kërkesë të Konicës. Me vendim të Këshillit të Ministrisë së Arsimit, më 2 gusht 1929 u miratua bursë për të marrë mësime praktike mjekësore në spitalet e Bostonit. Dhimitra Cina përfundoi me sukses studimet për mjekësi dhe më pas qëndroi në Boston ku u martua me dr. Andrew Elia, të parin mjek të diasporës shqiptaro-amerikane dhe mik i ngushtë i Konicës. Dr. Elia shërbeu edhe në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte nismëtar i ngritjes së Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë në vitin 1946. Dr. Elia, si mjeku i anijes, frymëzoi shkrimtarin amerikan Thomas Heggen në librin e tij të njohur ‘Mr. Roberts’. Më pas libri u kthye në shfaqje muzikore-teatrale dhe mandej në film i luajtur nga Hendry Fonda. Thuhet se kur drama u luajt në Boston, autori i saj, Thomas Heggen, prezantoi para publikut dr. Elian dhe gruan e tij, dr. Dhimitra Cinan, dhe mandej i ftoi të takoheshin me aktorët në prapaskenë”, thuhet në veprën e Alibalit. /Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
NJË PYETJE

NJË PYETJE

Poezi

"Koha e kometës" dhe "Heshtja e Lornës" në Selanik

Kultura
Kalo në kategori