Edi Rama ka mbetur vetëm, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës së bashkuar.
“Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet ka një politikan që është vetëm, vetëm e vetëm i rrethuar nga kukullat e tij, që nuk ia zgjasin dot jetën as edhe një minutë. Unë sot jam këtu si ju, si një nënë, si një grua, vajzë shqiptare që e do vendin e saj”, e nisi fjalimin Kryemadhi.
Kryeministri i drogës vijoi ajo, dëshiron t’u vërë njerëzve sahat edhe për frymën dhe ai meriton të largohet një orë e më përpara.
“Kryeministri ynë i drogës iu vuri sahatët e puseve që shqiptarët ndërtuan, për të pasur ujë, pasi askush nuk ua ofronte. Ky kryeminsitër që nuk i vuri sahate puseve të naftës, që vodhi gjakun e shqiptarëve, naftëtarëve, të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që e donte tepsinë me vete, e ka dhe ta hajë me makaronat e tij dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri që urren vendin e tij, familjen e tij, i cili nuk do flamuriun tonë, po tallet me të. Ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara”, tha ajo.
Por Kryemadhi u kërkoi dhe një falje shqiptarëve. “Më lejoni t’ju kërkoj falje për gabimet që kemi bërë që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet që të tallet me shqiptarët. Të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.
“Sot dua t’u them me dorë në zemër, më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, ka një rëndësi sepse për të gjithë ata skeptikë që nuk besojnë tek opozita, të cilët nuk kanë shpresë te Shqipëria, sot kjo protestë i dha zemër, të gjithë atyre njerëzve, burrave dhe grave të cilët kanë bërë gati plaçkat për t’u larguar. Sot kjo protestë u jep zemër të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri, prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë”, tha kryetarja e LSI-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite