Është Auschwitz dhe ata janë qenie njerëzore që do të vdesin. Pas pak minutave do të jenë në dhomën e gazit. Shikonin retë e zeza, ferri në tokë i ka lënë ata.
Është Auschwitz dhe oxhaku është mbushur me hirin e të vdekurve, që do të bien mbi shpatullat e të gjallëve, ata të burgosur të cilët, disi larg, luajnë futboll me veshje të rrafshët të të dënuarve.
Atje, në atë skenë asgjë nuk mund të shpjegohet. Disa janë të djegur, të tjerët inkurajohen … të godasin një top. Kjo ka ndodhur. Një fushë, një top dhe shumë djaj. Një nga zërat që ka mbijetuar është edhe Yehuda Bacon, i cili ka treguar në një rrëfim se çfarë ka ndodhur ndër të tjerash, pos persekutimeve dhe vrasjeve të hebrenjve në vendin e mallkuar që askush nuk mund ta imagjinonte.
Më 2 nëntor 2017, Yehuda Bacon, një i mbijetuar i Holokaustit, ka pranuar të intervistohet prej gazetarëve, ku për herë të parë ka folur rreth ngjarjeve të tmerrshme, por edhe të një loje të futbolli.
Ai ishte në mesin e 168 të burgosurve të dhomës 194 të Auschwitz. Bacon ishte në moshën 14-vjeçare më 16 dhjetor 1943. Tani ka 88 vjet dhe jeton i vetëm në Jerusalem.
“Isha i burgosur në një vend aq të tmerrshëm, sa që nuk mund të përshkruhet. Atje eliminoheshin menjëherë njerëzit”, fillon rrëfimin i moshuari.
“Po është e vërtetë që në kamp përqendrimi është luajtur një ndeshje futbolli. Fëmijët dikur ishin në gjendje ta bënin atë. Ishim të moshës 12 deri në 16 vjeç në kampin e Zigeunerlager në Auschwitz-Birkenau. Jeta atje ishte e tmerrshme, ferr. Futboll luajtëm vetëm disa të diela. Ishte diçka e jashtëzakonshme dhe sporadike”, shtoi Bacon.
Ai më tutje tregon se pavarësisht faktit se jetonin në kushte të vështira, gjenin forcën për të luajtur futboll.
“Topin na ka dhënë Doktori Klein, një nga SS-të [ata ishin rojet e kampit]. Ai erdhi të na takonte dhe ndonjëherë edhe të luante me ne. Me kushtet e jetës që na ofruan nazistët, ne kishim forcë për të luajtur. Kjo është arsyeja pse ndeshjet ishin gjithmonë në një formë të improvizuar, asgjë të organizuar, pa data ose orë të caktuara. Pasi që nuk kishim forcë për jetën e vështirë që kishim, futbolli ishte diçka e jashtëzakonshme”, tha Bacon, i cili kishte humbur familjen në kampin famëkeq.
Bacon iu përgjigj pyetjes se si ishte e mundur që një gjë e tillë të ndodhte në një vend të destinuar për torturë dhe vrasje?
“Është e pakuptimtë. Kjo është arsyeja pse nuk dua të them se në Auschwitz është luajtur vetëm futboll. Ai ishte ferri. Atje njerëzit u vranë. Është paradoksale që në një vend si kamp përqendrimi disa lojëra do të kontestohen. Duket e çuditshme, madje është e vështirë të kuptohet, por kjo ka ndodhur atje”, tha Yehuda.
Ishin dy zëra. Ekzekutuesit, të pandjeshmit dhe të pa penduarit dhe të dënuarve, qenieve njerëzore të ngarkuara me kujtime dhe vuajtje. Kjo histori tragjike që sillet rreth një topi është ende e freskët për të. Futbolli ishte vetëm justifikim. Dëshmitarët, transmetojnë në vijën e vijave se si ishin këto parti dhe në çfarë kushtesh ferrash zhvilloheshin. Askush mos ta harron: atje shkalla e vdekshmërisë ishte 90%.
Një tjetër i mbijetuar, Tadeusz Borowski, i cili mori pjesë në ndërtimin e fushës së futbollit, rrëfen një nga imazhet më tragjike. Është fotografia që ilustron fillimin e këtij teksti. Ndërsa disa luajnë, të tjerët janë në rrugën e tyre drejt vdekjes. I ndanin disa metra.
“Një ditë, unë isha portier, si gjithmonë, të dielave, stafi i spitalit dhe ndërtuesit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen. Isha n portë dhe pasi devijova topin, vrapova pas tij dhe kur arrita, i hodha një vështrim platformës së vdekjes”, rrëfen ai.
“Një tren sapo kishte mbërritur, njerëzit po largoheshin dhe ecnin drejt pyllit të vogël. Gjithnjë e më shumë njerëz dolën nga trenat e mallrave, ku disa prej tyre u ndalën, u ulën në bar dhe shikonin në drejtimin tim. Unë u ktheva me topin dhe ridërgova sërish në fushë, topi shkoi nga një këmbë në tjetrën dhe përfundoi në gol. Pas dy dyerve të mëdha dhe gjatë një ndeshje futbolli, tremijë njerëz ishin dërguar në vdekje”, përfundon i burgosur me numër 119.
Walter Winter, një afrikano-gjerman, një tjetër prej racave të persekutuara nga ideologjia e Adolf Hitlerit, arriti në Auschwitz në vitin 1943. Dhe një oficer i SS, i quajtur Hartmann, e zgjodhi atë si trajner të një prej ekipeve, kujton Bacon.
Por gjermanët shkëputën gardhin elektrik që rrethonte kampin, në mënyrë që të burgosurit të afroheshin dhe të shikonin ndeshjen nga afër. “Ndeshja filloi, ne sulmuam nga fillimi dhe shënuam golin e parë pas dhjetë minutave dhe mendova: Tani do të hapen dyert e ferrit?” Ata filluan të gjunin me armë, si fishekzjarre. Në gjysmën e dytë, ne shënojmë përsëri. Dhe ferri u hap përsëri. Mendova: “Djema, nëse mbijetojmë këtë …?” Pjesëtarët e SS-të filluan të debatojnë, por pak para fundit, ne pranuam një gol, fituam 2-1 dhe gjëra ishin paksa të relaksuara”, thotë Bacon.
Ishte me të vërtetë gjithçka farse, sepse kur takimi përfundoi, Hartman u tha atyre se do të shkonin në një kamp pune, sigurisht, ishte një gënjeshtër, ata i çuan në vendin ku u vranë dhe nga dhjetori”, shtoi ai.
Kujtojmë se në këtë kamp prej disa të tilla kanë vdekur mbi 1.1 milion të burgosur hebrenj polak dhe të kombësive të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Iraku legalizon pedofilinë
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!