LAJMI I FUNDIT:

Xholev: Nuk ka pasur shkelje të ligjit gjatë arrestimit të deputetëve

Xholev: Nuk ka pasur shkelje të ligjit gjatë arrestimit të deputetëve

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev sot deklaroi se nuk ka pasur shkelje të ligjit gjatë arrestimit të deputetëve të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se arrestimi i deputetëve të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit ka qenë në pajtim me ligjin.

“Në imunitetin e tyre deputetët mund të thirren vetëm nëse akoma nuk është caktuar masa e paraburgimit. Në këtë rast, gjykata ka vendosur që deputetët të mos jenë të privilegjuar dhe të arrestohen në mënyrë të njejtë sikur të akuzuarit tjerë. Masa e paraburgimit për këto persona është caktuar pas pavfundimit të procedurave për heqjen e imunitetit të tyre si deputetë”, tha Xholev.


Avokati i popullit në muajin dhjetor deklaroi se ka konstatuar shkelje të ligjit gjatë arrestimit të tre deputetëve më 28 nëntor sa i përket imunitetit dhe prezumimit të pafajësisë./Telegrafi/