LAJMI I FUNDIT:

​Vendet e Vishegradit kërkojnë më shumë fuqi në BE

​Vendet e Vishegradit kërkojnë më shumë fuqi në BE

Liderët e BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që janë përplasur me fuqitë e mëdha evropiane për çështjen e refugjatëve, deklaruan sot se i kundërvihen një integrimi më të madh të bllokut.

“Ne nuk kemi nevojë për një perandori, ne kemi nevojë për një shoqatë të shteteve të lira”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban pasi u takua me homologët e tij të Grupit të Vishegradit (Hungari, Sllovaki, Republikë Çeke, Poloni) në Budapest.


Në këtë samit të fokusuar në çështjet e lidhura me të ardhmen e BE-së, vendet e Vishegradit kërkuan që të kenë më shumë peshë në çështjet e përbashkëta, deklaruan liderët e këtyre vendeve.

“Institucionet evropiane nuk duhet të ngrenë çështje pa konsensus nga vendet anëtare”, tha kryeministri sllovak, Robert Fico. Në vitin 2015, Orban dhe Hungaria drejtuan Grupin e Vishegradit në një kundërvënie të hapur me politikën mbi refugjatët të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe një plani të BE-së për të shpërndarë refugjatët në të gjithë Unionin. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori