LAJMI I FUNDIT:

A lënë pasoja masturbimi dhe lodrat e seksit? 

A lënë pasoja masturbimi dhe lodrat e seksit? 

Nëse jeni të brengosur që të keni pasoja për shkak të masturbimit shumë të shpeshtë dhe përdorimit të lodrave të seksit – merrni frymë lirisht.

Portali Pop Sugar ka zhvilluar bisedë me drejtoren e Programit të mjekësisë seksuale të femrave në Universitetin Stanford, Leom Millheiserova, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë që lodrat seksuale janë të shkëlqyeshme për studimin e intimitetit, qoftë kur i përdorni me partnerin apo vetëm, posaçërisht u janë të dobishme femrave të cilave u nevojitet paksa më shumë stimulim për të arritur orgazmën.


“Lodrat u janë shumë të nevojshme dhe të dobishme femrave të cilat kanë vështirësi në arritje të orgazmës, posaçërisht pas menopauzës. Femrat e reja shpesh brengosen në mos po bëhen të varura.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të arrini orgazëm edhe pa to, mirëpo është e mundshme që më shumë kënaqeni në seks në të cilin përdorni lodrën.

Dhe kjo është në rregull”, shton ajo.

Më së miri është që herë pas here të përdorni lodrën, ndërkaq herë pas here jo, mirëpo më me rëndësi është që të bëni atë me të cilën jeni më të kënaqura – këshillon kjo mjeke. /Telegrafi/