LAJMI I FUNDIT:

Spitali përfshihet nga flakët, të paktën 39 të vdekur në Korenë e Jugut (Video)

Spitali përfshihet nga flakët, të paktën 39 të vdekur në Korenë e Jugut (Video)

Të paktën 39 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr përfshiu një spital në Korenë e Jugut.

Zjarri mendohet të ketë filluar në sallën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang rreth orës 7:30 (në orën lokale) mëngjesin e së premtes.


Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës në momentin që ra zjarri, raporton BBC. Flakët kanë përfshirë dhe një azil për të moshuarit që ndodhej ngjitur me spitalin.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Korenë e Jugut në pothuajse një dekadë dhe pritet që numri i viktimave të rritet pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve Yonhap se viktimat mendohet se kanë vdekur nga thithja e tymit, përfshirë personelin mjekësor të spitalit.

Deri tani është raportuar se një mjek dhe një infermiere janë ndër viktimat.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar 39 viktima për BBC ndërsa policia raportoi për 41 të vdekur.

Choi Man-woo, shefi i zjarrfikëses tha për gazetarët se nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

“Viktimat erdhën si nga spitali ashtu edhe nga azili për të moshuarit. Disa prej tyre humbën jetën rrugës për në spital”, raporton agjencia e lajmeve AFP, sipas BBC.

Choi tha se zjarri ka filluar rreth orës 7:30 në orën lokale dhe u shua pas tre orësh.

Sipas Yonhap, 94 pacientë nga azili të moshuarve janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga ndërtesa.

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori