LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy pyetje mbi besueshmërinë e lajmeve në Facebook

Vetëm dy pyetje mbi besueshmërinë e lajmeve në Facebook

Rrjeti social Facebook është nën presion për t’i penguar lajmet e rreme. Javën e kaluar, shefi i saj, Mark Zuckerberg, tha se përdoruesit janë ata që do t’i gjejnë se cilët janë ata publikues që ofrojnë lajme të besueshme.

Nëse ju si përdorues keni dëgjuar për këtë faqe interneti dhe nëse ju i besoni këtij domeni, do të jenë pyetjet që gjiganti i medias sociale do t’i kërkojë përdoruesit t’i përgjigjet.

Adam Mosseri, kreu i ‘News Feed’ në Facebook, të martën me anë të një postimi në Twitter iu përgjigj shqetësimeve të gazetarëve.


“Unë e kuptoj se disa njerëz mund ta konsiderojnë si gabim, por sondazhet e ndërlikuara mund të jenë konfuze dhe sinjalizim paragjykimesh, modelet kuptimplote mund të dalin nga sondazhet”, kishte shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Facebook, që pretendon të ketë mbi dy miliardë përdorues, ka thënë se qindra profile dhe faqe të rreme që ishin të lidhura me propagandën ruse që u përdorën gjatë kampanjës së Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2016.

Kritikat për Facebook dhe të mediave të tjera sociale mbi rolin e tyre në përhapjen e keqinformimit po rriten. Investitori i Facebook, Roger McNamee, ka ofruar sugjerimet e tij se si të ‘rregullohet’ Facebook dhe se ka pretenduar se kompania ka harruar shqetësimet e tij.

Gjithashtu, njeriu i medias, Rupert Murdoch, ka kapur momentin që të kritikojë rrjetin më të madh botëror Facebook mbi rolin të tij në përhapjen e lajmit të rremë që ndikoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA-ve dhe kërkon që të paguajë për lajme të besueshme.

Rupert Murdoch kërkon që Facebook të paguajë për lajmin e besueshëm
Lexo po ashtu Rupert Murdoch kërkon që Facebook të paguajë për lajmin e besueshëm

Marc Benioff, Kryeshefi Ekzekutiv i ‘SalesForce’, ka thënë se Facebook duhet të rregullohet “pikërisht në të njëjtën mënyrë si ju e rregullonit industrinë e cigareve” për shkak të efekteve potencialisht të dëmshme të mediave sociale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Kalo në kategori