Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka ngritur problemin e marrjes së vizave për udhëtime zyrtare dhe terrorit që po iu bëhet atyre.
Ai këto komente i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
“Nga vizitat që po i kemi dhe ftesat që po i kemi nga mekanizmat, institucionet e caktuara ndërkombëtarë, asociacionet apo edhe pjesëmarrja jonë në tubime të caktuara, është një terror i vërtetë i procedimit lidhur me vizat, paramendoni kur një trajtim i tillë bëhet për neve si të zgjedhur të popullit me çka ballafaqohet qytetari i Kosovës.
Andaj zotëri kryetar kërkoj nga ju dhe kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të arrijnë një marrëveshje me ambasadat relevante këtu, kush ka probleme me ligjin dhe probleme të tjera është çështje tjetër, mirëpo thjeshtë imazhi, profili, identiteti i shtetit tonë po edhe i institucionit më të lartë që është Kuvendi i Republikës së Kosovës po nëpërkëmbet dhe ne si të zgjedhur të popullit dhe si institucione pa marr parasysh pozitë, opozitë duhet ta ngritim këtë çështje si të zgjedhur të popullit”,tha Rugova.
Ai ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të diskutojë me përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë për këto probleme.
“Kërkoj nga kryeministri i Kosovës, të bisedojnë me ata ambasador dhe përfaqësues diplomatik që nuk lënë gurë pa hedhur ndaj shtetit të Kosovës, ndaj institucioneve të Kosovës pa marr parasysh se kush qeverisë me Kosovën. Ata na përfaqësojnë të gjithë neve e përfaqësojnë profilin, identitetin dhe imazhin e këtij shtetit kemi dëshmi dhe jemi dëshmitar të paradokseve dhe skandaleve të tilla diplomatike”, theksoi Rugova./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025