Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi për mbylljen e disa universiteteve.
Izmaku para deputetëve të Kuvendit tha se deklaratat e ministrit të arsimit, se në shpejtësi do të dalë me një vendim për mbylljen e universiteteve publike, 7 të tilla aktualisht, duke pritur një vlerësim të një komisioni të formuar po ashtu në një kohë rekord, lë vend për të besuar në një vlerësim kualitativ.
“Nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike, i nderuar ministër jeni deklaruar që keni formuar një komision vlerësues, e për këta emra që mësuam se janë në këtë komision, ne na vijnë informacione se të gjithë këta janë persona që kanë përfituar duke qenë ose rektorë themelues, ose prorektorë ose edhe anëtarë të Këshillave drejtuese të këtyre universiteteve, të cilat ju jeni deklaruar se do t’i mbyllni, sipas raportit që ju e keni porositur ta bëjnë këta ‘ekspertë’”, theksoi Izmaku.
Sipas saj, Komisioni është në s’përputhje me ligjin, sepse është Agjencia e Kosovës për Akreditim ajo që vlerëson cilësinë dhe qëndrueshmërinë e programeve.
Ajo tha se në periudhën kur u morën vendimet për hapjen e këtyre universiteteve askush nuk ka pritur me optimizëm për një kualitet të avancuar në një kohë të shpejt, por u mendua edhe aspekti social dhe ekonomik i popullatës.!
“Pajtohem dhe unë si deputete se në këtë vend ka nevojë për reforma të mëdha në arsim, në çdo nivel se u turpëruam me testin PISA dhe kjo ish deshtë të jetë tani prioritare për testin e radhës, por në kohën kur si vend e shtet i ri, promovuam edhe hapjen e burgut më të madh në rajon me sigurinë e lartë, si do të dal imazhi ynë te mbyllim universitete pra”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje