LAJMI I FUNDIT:

Politikani i AfD-së në Gjermani konvertohet në Islam

Politikani i AfD-së në Gjermani konvertohet në Islam

Anëtari i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Arthur Wagner, është dorëhequr nga posti i tij në udhëheqjen rajonale, pasi është konvertuar në fenë islame, transmeton AP.

Partia në të cilën ai ka qenë anëtar ka bërë fushatë kundër asaj që e ka cilësuar “islamizim” të Gjermanisë, për shkak të imigrimit dhe rritjes së numrit të të lindurve në mesin e popullatës myslimane në këtë shtet.

Një zëdhënës për AfD-në në lindje të Brandenburgut ka konfirmuar sot se Wagner ka lënë bordin rajonal të partisë dy javë më parë për “shkaqe personale”.


Përmes një emaili, zëdhënësi, Daniel Friese, ka thënë se vetëm pas dorëheqjes së Wagner, partia ka kuptuar për konvertimin e tij.

E përditshmja gjermane, Tagesspiegel, ka raportuar se Wagner ka qenë aktiv në të kaluarën në ndihmat për refugjatët.

Ai i është bashkuar AfD-së, pak kohë pas themelimit të saj më 2016.