Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari i saj, Agim Shahini u pritën në një takim në Ambasadën Sllovenisë nga Ambasadori Bojan Bertoncelj ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ambasadori Bertoncelj njoftoi delegacionin e AKB-së për iniciativat që i ka marrë si Ambasadë por edhe si Qeveri sllovene për të mbështet ekonomin kosovare përmes edukimit, trajnimeve dhe investimeve për ndërmarrësit kosovar duke i bart përvojat më të mira të ndërmarrësis sllovene në tregun e Kosovës.
Kompanitë sllovene janë prezentë në Kosovë dhe kanë patur suksese të vazhdueshme, ky fakt neve na gëzon dhe ne dëshirojmë që edhe bizneset e Kosovës të depërtojnë me produktet e tyre në tregun slloven dhe në vendet e BE-së kur këtë tash e mundëson edhe Marrëveshja e MSA-së.
Ambasada sllovene dhe Aleanca e Biznesit kanë traditë bashkëpunimi dhe këtë duhet ta avancojmë më shumë ne faktin se Organizata e Juaj ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë organizata ndërkombëtare edhe në Slloveni. Ne jemi në përgatitje të një organizimi ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë në muajin Mars të këtij viti dhe ne mirëpresim edhe kontributin e AKB-se në këtë forum biznesor.
“Sa i përket liberalizimit të vizave neve na vjen keq që bizneset dhe qytetarët presin për viza por ky nuk është vendim i Sllovenisë por i tere BE-se e që ne kërkojmë edhe nga ju që të rritet ndikimi nëpër institucionet e juaja që të plotësohen kriteret e fundit për të gëzuar të drejtën e liberalizimit të vizave edhe Kosova”, theksoi ambasadori .
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit tradicional në mes dy vendeve.
Sipas tij, nga mos liberalizimi i vizave, Kosova shpenzon rreth 20 milionë euro për viza në vendet e BE-së.
“Produktet, shërbimet dhe investimet sllovene janë gjithmonë të mirëpritura në Kosovë dhe tash është një situatë e re që kjo duhet të promovohen në Slloveni edhe Ligji për investime strategjike dhe shumë masa të tjera fiskale që e kthejnë vëmendjen e investitorëve slloven por edhe të Diasporës tonë atje kah tregu i Kosovës”, tha Shahini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës