LAJMI I FUNDIT:

Trump do të ketë një mori takimesh në Davos

Trump do të ketë një mori takimesh në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May, kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin zviceran, Alain Berset, dhe atë të Ruandës, Paul Kagame, në vizitën e tij dy ditore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster ka thënë dje në Uashington, se Trump do të diskutojë me kryeministren britanike May për Korenë Veriore, Sirinë dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.


Presidenti amerikan Trump do të takohet për herë të parë me kryeministrin izraelit, Netanyahu prej kur ai mori vendim që Shtetet e Bashkuara ta njohin Jerusalemin, kryeqytet të Izraelit, në muajin e kaluar.

Trump do të ketë një ditë me shumë takime të planifikuara më 25 janar. Në po atë ditë ai do të ketë edhe një darkë me liderët evropianë, transmeton Evropa e Lirë.

Këshilltari amerikan për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, Gary Cohn u ka thënë gazetarëve, se fjalimi i Trumpit do të inkurajojë liderët botërorë të investojnë në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar edhe politikën e tij “Amerika e Para” dhe nevojën për “konkurrencë të drejtë ekonomike”.

“Ne do të shkojmë në Forumin Ekonomik Botëror për të ndarë storien e ekonomisë së presidentit Trump dhe t’i tregojmë botës se Amerika është e hapur për biznes”, ka thënë Cohn.

Më shumë se 1,000 persona kanë protestuar në Cyrih nën sloganet “Trump nuk është i mirë se ardhur”.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori