LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të mbështetet Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2018 (Video)

Maqedoni, do të mbështetet Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2018 (Video)

Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë financiare do ta mbështesë “Programin për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2018” në shumë prej 95 milion denarëve. Paratë do të shfrytëzohen për terapi të vazhdueshme anti-retrovirusale për pacientët të cilët jetojnë me HIV, por edhe për parandalim nga HIV-i.

“13 organizata civile kanë nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për shëndetësi për zbatimin e aktiviteteve në terren, ndërsa përvojat duhet të shfrytëzohet si bazë për avancim të mekanizmit për financim të këtyre programeve në të ardhmen”.

Hristijan Jankollovski nga HOPS thotë se për herë të parë ndodh që në Maqedoni të ndahet buxhet kaq i madh nga mjetet nacionale për financimin e trajtimit të HIV-it në vend.


“Këto programe janë shpëtim të jetës së njerëzve, përmirësimit të jetës së personave të cilët jetojnë me HIV, kryesisht grupe të prekura nga HIV-i. Njëkohësisht paraqesin ruajtje të shëndetit publik. Gjithashtu do të thotë edhe kursim të parave të buxhetit gjatë viteve të ardhshme për shkak se i dimë trajtimet dhe problemet që mund të shkaktohen nëse kemi më shumë të sëmurë prej HIV-it”, tha Hristijan Jankullovski, HOPS.

Elizabeta Bozhinovska nga HERA thotë se qeveria lokale është një prej aktorëve kyç që duhet të kyçet në parandalimin e HIV-it, për shkak se ata kanë mandat që t‘i ndjekin nevojat e qytetarëve dhe të mbështesin projekte dhe zgjidhje të cilat më së miri do t‘i konvenojnë këtyre personave.

“Institucionet shtetërore dhe institucionet e shëndetit publik sado mjete që të investojnë nuk mund të arrijnë deri tek popullata më e fshehtë, deri tek popullata e cila është vështirë e aksesueshme dhe ata që janë socialisht të margjinalizuar”, u shpreh Elizabeta Bozhinovska, HERA.

Nga ana tjetër në Serbi ku janë ndërprerë shërbimet e HIV-it, po rritet numri i këtyre rasteve. Ndërsa në Kroaci për programin për parandalim nga HIV, për sektorin joqeveritar për një vit ndahen 218 milionë euro. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se në Maqedoni ka 39 raste të paraqitura të HIV-it në vitin 2017. Numri më i madh i tyre është nga Shkupi, deri në moshën deri 30 vjeçare. Në botë në periudhën mes viteve 2000 dhe 2016, ka rënie të numrit të të regjistruarve të ri nga HIV infeksioni për 9%. Është ulur edhe numri i rasteve me vdekje nga HIV për një të tretën. Me përdorimin e ART në botë u shpëtuan mbi 13 milionë jetë në këtë periudhë. Në vitin 2017 në Maqedoni, nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje të personave si pasojë nga komplikimet lidhur me SIDËN./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori