LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, paralajmërohen rreth 300 milionë euro investime në infrastrukturë rrugore

Maqedoni, paralajmërohen rreth 300 milionë euro investime në infrastrukturë rrugore

Investime prej 16.748.600.000 denarëve (rreth 300 milionë euro) janë parashikuar me Programin vjetor për ndërtim, rikonstruksion, rehabilitim dhe mirëmbajtje të rrugëve shtetërore për vitin 2018 të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, që u miratua në seancën e djeshme qeveritare.

“Qeveria në mënyrë intensive do të vazhdojë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore me qëllim që të stimulohet rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendit, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Në program, informoi janë përfshirë ndërtimin dhe rikonsruksioni i rrugëve nga mjete vetanake të NP për rrugë shtetërore, si dhe vazhdimi i projekteve vijuese për ndërtim të autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip, me hua nga banka Eksim, si dhe projekte të rrugëve me mjete të siguruara nga Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Nga fondet vetanake të NP për rrugët shtetërore, paralajmërohen punët ndërtimore, ndër të tjera, aksi rrugor Opajë – Bellanovc – Stançiq, vazhdim dhe rehabilitim i aksit Negotinë-Demir Kapi, ndërtim i rrugës rajonale Krahu 1 (Faza 2) afër fabrikës Vevçanka – Shtëpia e Shëndetit Vevçan, si dhe rehabilitimi i aksit Ohër tek pompa e benzinës Biljanini Izvori – Konjsko, Saraj- Grupçin, Petrovec – Milladinovc dhe Kadino – Hipodrom, Manastir – Novaci, Petrovec – Katllanovë, Berovë-Strumicë, …. Me këto para planifikohet ndërtimi i pikave pagesore në autostrada (para Kadrifakovë- Arbinovë), sanim dhe ndërtim i urave, sanim i rrëshqitjet e tokës, ndriçim i më shumë unazave dhe urave, instalimi i shenjave të komunikacionit dhe pajisjeve rrugore.

Projekti për vlerësim i sigurisë në rrugë – IRAP dhe ndërtimi i seksionit rrugës eksprese Rankovc – Kriva Pallankë dhe rrugëve Strumicë – Novo Sellë, Kavadar – Rosoman, Kumanovë – Sveti Nikole, Tetovë – Kodra e Diellit, Dellçevë – Pehçevë … janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara me hua nga Banka Botërore.

Në projektet që do të realizohen me të holla nga BERZH janë përfshirë zgjerimi i korsisë së majtë dhe rindërtimi i dy korsive në autostradën Katllanovë-Petrovec, rindërtimi i autostradave Milladinovc- Petrovec, Hipodrom – Petrovec dhe Miladinovc- Hipodrom, si dhe i rrugëve Probishtip-Krupishte, Shtip-Radovish, Kriva Pallankë, Rankovc, Shkup-Bllacë Podmoljnj-Qafë Thanë-Strugë, Kumanovë-Sveti Nikole, Manastir-Mexhitli.

Programi vjetor përfshin edhe mirëmbajtje investuese të rrugëve që do të realizohet përmes një marrëveshjeje me NP Rrugët e Maqedonisë, si dhe përpunimi i dokumentacionit dhe mbikëqyrjes mbi punët ndërtimore të rrugëve shtetërore (përpunim i fizibiliti studimeve, projekteve infrastrukturore, studime për mjedisin jetësor, projekte themelore, si dhe mbikëqyrje e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Prishtina
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Lajme
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Kalo në kategori