Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) në Gjermani, do të votojnë sot nëse do të ndjekin një marrëveshje koalicioni për ndarjen e pushtetit me Unionin Kristian Demokrat (CDU) të kancelares Angela Merkel.
Anëtarët e lartë të SPD-së kanë thënë më 20 janar, pak para mbajtjes së kongresit special në qytetin perëndimor Bon, se janë të bindur që partia do të miratojë nisjen e bisedimeve zyrtare me CDU-në.
Liderët gjermanë janë duke tentuar të krijojnë një marrëveshje, e cila do të parandalonte shtetin nga trazirat e mundshme politike, apo mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Në rast se SPD do të votojë kundër krijimit të koalicionit, Merkel duhet të udhëheqë një qeveri jostabile, ose të kërkojë zgjedhje të reja.
Lideri i Unionit Kristian Social, Horst Seehofer, ka thënë se kundërshtimi i SPD-së do të ishte ‘katastrofë politike’ për Gjermaninë.
Gjermania është përballur me pasiguri politike prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në shtator të vitit të kaluar.
Në këto zgjedhje ka pasur ulje të përkrahjes për partitë kryesore në krahasim me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që sipas kritikëve ka qenë rezultat i politikave të Merkelit për refugjatët.
Pas humbjes së madhe në zgjedhje, lideri i SPD-së, Martin Schulz, ka premtuar se kjo parti do të jetë në opozitë, mirëpo më pas kërkoi që të rikonsiderohet propozimi i kancelares Merkel për të ashtuquajturin “koalicion të madh”, në përpjekje për t’iu shmangur paqëndrueshmërisë politike. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë
“Miku i vjetër” Putin mbërrin në Kinë për vizitë shtetërore, në samitin me Xi Jinping
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'