LAJMI I FUNDIT:

Sefaj kërkon kujdes të shtuar në trafik

Sefaj kërkon kujdes të shtuar në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka bërë apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë.

“Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë”, ka shkruar Sefaj në Facebook.


“Sot gjatë ditës pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhim Emergjent, intervenuan menjëherë pas rrokullisjes së një cisterne me naftë në Llabjan të Gjilanit”.

“Lus qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende që e pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, si dhe intervenimin eventual të zjarrfikësve dhe institucioneve tjera të sigurisë”, ka shkruar Sefaj. /Telegrafi/